Fillimi | Kultura shqiptare | SHPENZIM BEADINI: KONSUMATORI, “MBRET PA KURORË” !

SHPENZIM BEADINI: KONSUMATORI, “MBRET PA KURORË” !

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image SHPENZIM BEADINI: KONSUMATORI, “MBRET PA KURORË” !

15 mars 2017 - Ditën Botërore për të Drejtat e Konsumatorit, fatkeqësisht duhet të theksojmë se konsumatorët edhe më tej përballen me pabarazi në lidhje me kushtet ekonomike, me fuqinë negociuese, me të drejtën për të pranuar promovim të drejtë e të barabartë, në ketë aspekt vendet në zhvillim siç është rasti me Republikën e Maqedonisë duhet të përpiqen t’ju ofrojnë konsumatorëve mundësinë për të marrë përfitim optimal nga burimet e tyre ekonomike. Ajo, gjithashtu duhet të përpiqet të arrijë objektivat e standardeve të kënaqshme të prodhimit dhe të performancës, metoda të përshtatshme shpërndarjeje, praktika të drejta biznesi, marketing informues dhe mbrojtje efikase nga praktikat, të cilat do të mund të kënaqin interesat ekonomike të konsumatorëve dhe ushtrimin e mundësisë së zgjedhjes në treg.

Intensifikimi  i përpjekjeve të tyre duhet të orientohet në parandalimin e praktikave, të cilat janë të dëmshme për interesat ekonomike të konsumatorëve duke siguruar se prodhuesit, distributorët dhe të tjerët të përfshirë në ofrimin e mallrave dhe shërbimeve ju qëndrojnë besnik ligjeve të vendosura dhe standardeve të detyrueshme. Organizatat e konsumatorëve duhet të nxiten për të monitoruar praktikat e dëmshme si për shembull falsifikimi, pretendimet e gabuara ose mashtruese në marketing dhe mashtrimet në shërbim.

Qeveritë, po ashtu duhet të miratojnë ose të mbajnë politika që qartësojnë përgjegjësinë e prodhuesit për t’u siguruar se mallrat përmbushin kërkesat e kohëzgjatjes, përdorimit dhe besueshmërisë dhe i shkojnë për shtat qëllimit për të cilin janë menduar dhe se shitësi duhet të kujdeset që këto kërkesa që të jenë përmbushur. Politika të ngjashme duhet të zbatohen për ofrimin e shërbimeve si dhe të nxitin konkurrencën e drejtë dhe efikase në mënyrë që t’i ofrojnë konsumatorëve gamën më të gjerë të zgjedhjes ndërmjet produkteve dhe shërbimeve me koston më të ulët. Sipas rastit, qeveritë e këtyre vendeve duhet të shohin nëse prodhuesit dhe shitësit me pakicë sigurojnë disponueshmërinë e duhur të shërbimeve të besueshme pas shitjeve dhe të pjesëve rezervë.

Konsumatorët duhet të mbrohen nga abuzime të tilla kontraktuale, si: kontratat me një standard, përjashtimi i të drejtave thelbësore në kontratë dhe kushtet e paarsyeshme nga shitësit.

Marketingu promovues dhe praktikat e shitjeve duhet të udhëhiqen nga parimi i trajtimit të drejtë të konsumatorëve dhe duhet të përmbushin kërkesat ligjore. Kjo, kërkon ofrimin e informacionit të nevojshëm për t’u mundësuar konsumatorëve të marrin vendime bazuar në informacion dhe në pavarësi si edhe në masa për të siguruar që informacioni i ofruar është i saktë.

Aksesi i konsumatorëve në informacionin e saktë rreth ndikimit të produkteve dhe shërbimeve në mjedis duhet të nxitet nëpërmjet mjeteve të tilla si profilet e produktit, raportet për mjedisin nga kompanitë, qendrat e informacionit për konsumatorët, programet vullnetare dhe transparente dhe linjat telefonike për informimin mbi produktin.

Politika e vendeve në zhvillim në bashkëpunim të ngushtë me prodhuesit, distributorët dhe organizatat e konsumatorit, duhet të marrin masa në lidhje me pretendimet mashtruese për sa i përket mjedisit ose informacionit në reklamim dhe aktiviteteve të tjera të marketingut. Marketingu promovues dhe praktikat e shitjeve duhet të udhëhiqen nga parimi i trajtimit të drejtë të konsumatorëve dhe duhet të përmbushin kërkesat ligjore. Kjo kërkon ofrimin e informacionit të nevojshëm për t’u mundësuar konsumatorëve të marrin vendime bazuar në informacion të pavarura si edhe të masave për të siguruar që informacioni i ofruar është i saktë. Duhet të nxitet zhvillimi i standardeve dhe kodeve të përshtatshme të reklamimit për rregullimin dhe verifikimin e pretendimeve në lidhje me mjedisin.

Brenda kontekstit të tyre kombëtar, qeveria duhet të nxisë formulimin dhe implementimin nga bizneset në bashkëpunim me organizatat e konsumatorit, të kodeve të marketingut dhe të praktikave të tjera të biznesit për të siguruar mbrojtje të përshtatshme për konsumatorët. Mund të arrihen edhe marrëveshje vullnetare të përbashkëta midis biznesit, organizatave të konsumatorit dhe palëve të tjera të interesuara

Të gjitha sipërmarrjet duhet t’u binden ligjeve dhe rregulloreve përkatëse. Ato gjithashtu duhet të jenë në përputhje me dispozitat e duhura të standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e konsumatorëve me të cilat kanë rënë dakord autoritetet kompetente të vendit në fjalë.

 

 

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

STUDIM / Bashkimi kombëtar shqiptar sfidë serioze për diplomacinë e Fuqive të Mëdha

Ky punim shkencor është prezantuar në Konferencën shkencore me temë: “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

38 vjet nga ndarja e çmimit Nobel për Nënë Terezën

38 vite më parë, më 17 tetor 1979, humanistja më e madhe në botë me ...
 Më tepër
image

Film në Londër dedikuar sopranos Ermonela Jaho

Opera Mbretërore e Londrës do të nis xhirimet për një film dokumentar për sopranon shqiptare ...
 Më tepër