Fillimi | Kultura shqiptare | Hamdi Mediu:Veprimtaria e komitetit të NDSH-së në Tetovë dhe rrethinë

Hamdi Mediu:Veprimtaria e komitetit të NDSH-së në Tetovë dhe rrethinë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Në frymën e dekallogut të Ballit Kombëtar të shkrirë në programin e Lidhjes së dytë të Prizrenit që u mbajt në shtator 1943-44, në fillim të tetorit të vitit 1944, në Tetovë u mblodhën disa personalitete të nacionalizmës shqiptare, antikomunist të përbetuar, për të shqyrtuar mundësinë e formimit të NDSH-së. Pas formimit të Komitetit suprem të Kosovës të Adem Gllavicës më 1 dhjetor të vitit 1944, lindi ideja që edhe në Shkup të formohet një organizatë politiko-ushtarake e cila do ta udhëhiqte lëvizjen e rezistencës shqiptare.

Për formimin dhe fillet e aktivitetit të organizatës do të informohen qarqet patriotike në Tetovë dhe Shkup, të cilat do ty hynë një organizate të fshehtë me detyrë parësore: të depërtoj në brigadën e shtatë shqiptare të Maqedonisë dhe të nxiste rebelimin e sajë për t’iu bashkuar luftës së Drenicës udhëhequr nga Shaban Polluzha. Patriotët shqiptarë :Hasan Bilalli, Hafëz Hetem Tahiri, Mahmut Dumani, Azem Marana, Jonuz Balla, Ibrahim Hakiu, Memet Bushi, Halim Orana, Demir Shabani, Xhemail Bllaca, Hafëz Beqiri, Qemal Skenderi, morën vendimin për formimin e orgnizatës politiko- ushtarake me një shartim të emrit Organizata Nacional Demokratike Shqiptare, me shkurtesën ( NDSH).

Azem Marana dhe Xhavit Abdullai ranë në kontakt me Xhevahir Shaqirin i cili ishte anëtar i besueshëm i organizatës që më herët. Gjatë bisedës që kanë zhvilluar mes veti Xhevahir Shaqiri i ka informuar për aktivitetin e marrë për formimin e komitetit të NDSH-së në Tetovë. Disa ditë pas vizitës që ia bëri Azem Marana Tetovës dhe Gostivarit, Jetish Vishi shkon në Shkup ku takohet me Azem Maranën dhe e njofton se anëtarët e NDSH-së i kanë kryer të gjithë parapërgatitjet për themelimin e NDSH-së në Tetovë, përndryshe Jetish Vishi ishte mësues në fshatin Zhelinë, që njëkohësisht ishte edhe anëtar i organizatës. Komiteti i pare që u formua në Tetovë ishte i formuar prej këtyre anëtarëve: Feti Selenica, Shaip Kamberi, Menduh Mustafa dhe Husein Deralla.

 Në një tubim qytetarësh që u mbajt në lokalet e Bashkisë së Tetovës, u zgjodhën këta persona të lartpërmendur. Mbas një jave u thirr përsëri tubim ku u zgjerua anëtarësia e Komitetit me dy anëtarë të ri, edhe atë me Selman Shaipi dhe Rexhep haxhi Ferati. Qëllimi i këtij komiteti ishte që ta mbroj popullatën shqiptare nga hordhitë serbo-maqedone, të cilët masakronin popullatën e pafajshme shqiptare. Anëtarët e komitetin të dytë të Tetovës ishin: Ali Raifi, Abas Mejdiu, Minir Tërshana, Jakup Adili dhe Ismail Emini. Kurse anëtarët e komitetit të tretë u zgjodhën: Sheip Kamberi, Nexhbedin Besim Suzairi (Pirok), Jusuf Jahja,Ali Raifi, dhe Islam Zhelina. Detyra kryesore e këtyre patriotëve të komitetit ishte: të organizojnë mbrojtjen e Tetovës me rrethinë prej hordhive serbo - maqedone.

Në këtë periudhë Shaip Kamberi së bashku me anëtarët tjerë të komitetit, botojnë gazetën” Zani i Sharrit “, ku popullata e Tetovës me rrethinë njoftohet për së afërmi me ngjarjet aktuale. Me vendosjen e regjimit totalitar e policor të PKJ-së, i cili nuk lejonte pluralizmin politik. E vetmja mënyrë për ti bërë rezistencë terrorit ishte formimi i organizatës sekrete politike ushtarake.

Azem Marana dhe Xhavit Abdullai në Tetovë takohen me Xhevair Vejselin- Shaqirin, i cili i informon për aktivitetin e NDSH-së në Tetovë. Xhevair Vejseli, së bashku me Memet Bushin, Junuz Ballën formojnë komitetin e NDSH-së në Tetovë. Pas një diskutimi të gjatë që kanë këta patriot Azem Marana kërkoi prej Xevair Vejselit që ti ofroj një njeri të besueshëm nga Gostivari, Xhevair Vejseli i propozon Azemit që në Gostivar të bisedohet me Nexhadi Purde, sepse ki person nga natyra është nacionalist i vërtetë. Në fund të bisedës që zhvilluan mes veti Azemi e njofton Xhevairin për mbajtjen e kongresit të NDSH-së në Shkup, duke ia dorëzuar vendimet e kongresit, që ti shqyrtojnë anëtarët e komitetit të NDSH-së të Tetovës, ku këta anëtarë do të veprojnë në bazë të këtyre vendimeve. Në rezolutën e kongresit të mbajtur në Shkup u sollën dy dokumente të rëndësishme për organizatën e NDSH-së. Në njërin dokument ishte programi organizativ i NDSH-së që ishte përgatit nga kapiteni Hysni Rudi,kurse dokumenti tjetër ishte programi politik i organizatës së NDSH-së, i cili përmbante pesë pika.

Dokumenti i pare paraqite skemën e organizatës ku parashihej në çdo  qytet të formohen komitete. Komitetet e qyteteve i raportonin komitetit qendror në Shkup, komitetet e qyteteve e kishin për detyrë të formojnë komitete nëpër fshatrat,të cilët do ti raportojnë komitetit të qytetit. Çdo komitet duhej të përbëhej prej katër anëtarëve edhe atë kryetar, sekretar,arkëtar edhe folës. Anëtari i katërt do ta luaj rolin e sigurimit dhe do të vendos për anëtarësimin e të interesuarve në organizatë. Kurse detyra e komiteteve të fshatrave ishte që të formojnë mini-çeta të cilët do të armatosën,dhe se këta çeta do të përfaqësojnë forcën ushtarake të organizatës NDSH-së.

Kurse dokumenti i dytë që paraqiste program politik që përbëhej prej pesë pikave,edhe atë:

-Liri dhe pavarësi të plotë me të drejt vetëqeverimi në bazë të vullnetit të  lirshëm.

-Nën tokat shqiptare(ku banojnë shqiptarët me 60% pa dallim se si emetohet krahina e vendi dhe nga kush është i pushtuar).

-Lëvizja nuk ka qëndrim armiqësor kundër asnjë populli fqinjë, apo ndonjë partie politike,vetëm  insiston që në mënyrë kulturore dhe me armë do të përpiqet të arrijnë idealet shekullore të kombit shqiptar, që të jetë i lirë dhe vetë -udhëheqës  në shtet të vet në kufi etnik.

-Mbasi të vendosen kufijtë etnikë, pa marrë  para sysh tjerat kushte të kufijve edhe atë: strategjik,ekonomik,politik etj, në mënyrë miqësore do të shkëmbehet popullata e pakicave nacionale,duke tërhequr shqiptarët që do të mbetën jashtë kufijve në vend të atyre që do të shpërngulen dhe të përcjellën jashtë.

-Në kohë paqe lëvizja nuk do të pushoj, por do të vazhdoj si shërbim - roje të drejtave të popullit shqiptar, si të atyre të brendshëm ashtu edhe atyre të jashtëm –ndërkombëtar,  duke u organizuar për regjim me të vërtet demokratik dhe për relacione miqësore me popujt ballkanikë. Duke iu referuar fakto-grafisë historike, si: urdhëresat, raportet e njësive ushtarake serbo- maqedone dhe veprimtarisë famëkeqe të OZN-ës, terroristët e OZN-ës që përgatitnin materialet lidhur me veprimtarinë dhe aktivitetin “revolucionar” të ndërgjegjes shqiptare. Komanda supreme e “UNÇ” 135 me urdhrin e posaçëm të 8 shkurtit 1945, në territorin e Kosovës së sotme vendosi administrimin ushtarak. Administrimi ushtarak në Kosovën e okupuar nga forcat serbo - malazeze dhe maqedone,  udhëhiqej prej një grupi të caktuar njerëzish, të besuar të KQ të PKJ-së të cilët ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe gjyqësor. Me anë të veprimtarisë urdhër- dhënëse në emër të shtetit serb, Kosova u shndërrua në një poligon ushtarak ku zbatohej diktatura sllavo- komuniste ndaj popullit të pambrojtur shqiptar. Në të njëjtat rrethana edhe shqiptarët e Maqedonisë perëndimore jetonin në trojet e tyre.

Madje në disa raste,  në fshatrat e Maqedonisë perëndimore etnikisht të pastra me shqiptarë , të ndihmuar nga okupatori u shpartalluan disa çeta të nacionalizmës shqiptare, ku ushtria serbo-maqedone bëri disa masakra masive. Në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë dhe kërcënimin për të likuiduar fizikisht patriotët shqiptarë që nuk u pajtuan dhe e dënuan hapur shtypjen antishqiptare. Ata patriotë shqiptar që ishin caktuar nga OZN-a për tu ekzekutuar, veçoheshin nga masa e të arrestuarve, nën pretekstin se do ti dërgonin për t’i plotësuar vendet ushtarake, ose për t’i transferuar në kampe të tjera. Sipas dëshmive të bashkëkohësve, vetëm në kampin e përqendrimit në Tetovë (Monopol) nga 10.000 shqiptarët e arrestuar. OZN-a pushkatoi pa gjyq 1200 prej tyre, pa llogaritur ata që vdiqën në burgje. Vrasjet masive u shtrinë edhe në fshatrat e fushëgropës së Pollogut si në: Zhelinë, Zhegër, Presek, Toplicë, Pirok, Gradec, Negotinë, Reçicë e Vogël, Reçicë e Madhe etj, ku terrorizmi sllavo-maqedon, mori forma jashtëzakonisht çnjerëzore. Masakra masive u bënë në brigjet e Vardarit pranë Tetovës. Shpeshherë ekzekutimet bëheshin në vende publike për të terrorizuar popullin shqiptarë,dhe të mbjellë frikën te populli shqiptar që të  shpërngulet nga trojet e tyre. Terrori ishte shumë i shprehur dhe me përmasa të mëdha.

 

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër