Fillimi | Kultura shqiptare | Filmi që do t'i bashkojë aktorët shqiptarë

Filmi që do t'i bashkojë aktorët shqiptarë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Filmi është financuar nga Qëndra Kombëtare e Kinematografisë. Ndalesa e parë e grupit të xhirimit është Qafë Molla, nga ku janë marrë dhe imazhet me të cilat po shoqërohet ky shkrim. I konceptuar për tu realizuar nga regjisori Minarolli, filmi iu besua regjisorit Bujar Alimani, pas vdekjes së tij nga familjarët. Skenari i Artan Minarollit “Delegacioni”, fillimisht u përkrah nga Qendra e Kinematografisë Kombëtare. Pas kësaj, fatkeqësisht krijuesi i këtij skenari ndërroj jetë nga një atak kardiak. Në prill të vitit 2016-të, vetëm pas disa muajsh që vetë autori e regjisori Minarolli ndërroi jetë, u përkrah nga programi Media të Evropës Krijuese për “Zhvillim filmi”.

Me kërkesë të familjes e miratim të Qendrës së Kinematografisë Kombëtare, për ta jetësuar këtë skenar, regjinë e mori përsipër regjisori shqiptar Bujar Alimani. Me gjetjen e kooproducentit nga Kosova, u përkrah edhe nga Qendra e Kinematografisë së Kosovë në programin kooproduksion minor për film të metrazhit të gjatë. E vetëm pas disa muajsh, ky projekt ka nis të marrë jetë. Me gjithsej 28 aktorë, 21 nga Shqipëria e 7 nga Kosova, filmi ka nisur xhirimet të dielën. Para se të nisnin xhirimet regjisori Alimani ndaloi dhe në Kosovë.

Skenari flet për fundin e vitit 1990 në Shqipëri. Shqipëria në atë kohë ishte akoma në fund të periudhës komuniste. Kësisoj një delegacion i ardhur nga komuniteti evropian, kërkon të vijë në Shqipëri dhe kërkon të dijë për nivelin e të drejtave të njeriut. Personi që kryeson delegacionin, ka qenë shok i ngushtë shkolle diku në Pragë me një shqiptar. Ky kryesues patjetër do të flasë me shokun e tij shqiptar, të cilit do ti besoj të vërtetën për këto të drejta apo shtypjen e demokracive në Shqipëri.

E pikërisht këtë njeri, pra shokun e kryesuesit të delegacionit Qeveria Komuniste Shqiptare asokohe, para qysh 17-të viteve e ka futur në burg politik në Shqipëri. Dhe nga Ministria e Brendshme, shkon një makinë e sigurimit të shtetit për ta marrë nga burgu këtë njeri duke e sjellë urgjentisht në Tiranë, që ti deponoj mikut të huaj që këtu çdo gjë shkon mbarë. Ky është thelbi i historisë që trajtohet në skenarin e Artan Minarollit. Ky pak a shumë është një triler, që sipas regjisorit, ndodh në ato burgje politike në malësinë shqiptare drejt Tiranës. E pikërisht duke e pas parasysh këtë temë që trajton, duke e pas parasysh që skenaristi nuk është më i gjallë, për regjisorin Alimani, kjo është vështirësia.

“Është e vështirë të prekësh skenarin e një tjetri, e aq më tepër kur ai nuk jeton më, sepse çdo gjë ka mbetur peng, ka mbetur e ngrirë dhe ti duhet të deshifrosh gjërat, të kodosh, të gjesh mënyrat se çfarë ka dashur të thotë me këtë e çfarë me atë, pra nuk është e lehtë, sepse po të jetonte është shumë kollaj, sepse mund ta pyesësh të diskutosh me të se si ka dashur ta paraqes e kështu me radhë. Në këtë mënyrë, marrja përsipër nuk ka qenë e lehtë për ta bërë, por gjithsesi, duke shfrytëzuar aftësitë e mija, duke e kuptuar Artanin dhe duke e marrë parasysh që unë e kam jetuar epokën e komunizmit, mendoj që është e realizueshme”, thotë regjisori.Në film janë përzgjedhur për të intepretuar aktorët si Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Ferri, Kasem Hoxha, Tristan Halilaj, Bislim Mucaj, Rovena Lule, Mirela Naska, Fatlume Bunjaku, Kristaq Skrami, Mehmet Xhelili, Armando Dauti, Ilirian Ali, Samuel Vargu, Denardo Neziri, Genc Minarolli, Avdullah Gjikokaj, Artan Selimi, Gjon Kola, Armend Smajli, Gani Morina, Lulzim Zejqa, Todi Llupi, Jorgaq Tushe, Drita Turkeshi, Ilira Turkeshi dhe Selman Lokaj.Tiranë, Përmet, Leskovik, Ersek dhe Burovë, janë vendet që do të mirëpresin ekipin e filmit “Delegacioni”, për xhirime.

“Ato janë pjesët ku kanë mbetur akoma rrugët automobilistike siç kanë qenë pa sinjalistika moderne, kanë mbetur edhe makinat ashtu siç kanë qenë, nuk ka shumë lëvizje dhe ajo më duhet, ta ndërtoj atë epokë që nuk është sot”, tregoi për arsyen e zgjedhjes së këtyre vendxhirimeve, regjisori Alimani.

Përveç festivaleve ndërkombëtare, me këtë film regjisori Alimani, pretendon edhe Oscar-in. Padyshim krejt kjo nëse Shqipëria e propozon. “Pretendimet e mia janë që Shqipëria ta dërgoj “Delegacionin”, për Oscar vitin që vjen. Nuk është çështja vetëm që hyn apo nuk hyn në 10-she, por është e rëndësishme të jetë e pranishme si Kosova ashtu edhe Shqipëria, pasi që, qoftë me “Delegacionin” qoftë me “Krom”, të dyja shtetet ishin bashkë, dhe në këtë kuptim kënaqësia ime është e dyfishtë”, thotë Alimani. / gazetaexpress.com /

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër