Fillimi | Kultura shqiptare | Hamdi Mediu: Ura që lidhë Pollogun me Shkupin

Hamdi Mediu: Ura që lidhë Pollogun me Shkupin

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Në Tetovë u ndërtuan shumë  monumente me karakter fetar si: xhami, mesxhide,  tyrbe, teqe e tjerë. Njëkohësisht ndërtohen edhe objekte të karakterit ekonomik dhe shoqëror, si: karavansaraje, hane, hamame, çezme publike, ura etj. Shumica e këtyre objekteve janë shumë të vjetra dhe datojnë nga fillimi i sundimit osman. Pasuria e këtyre objekteve arkitektonike flet për zhvillimin kulturor e shpirtëror të popullatës vendase. Nga Tetova rruga vijonte në drejtim të Shkupit, edhe atë nëpër grykën e Dërvenit, por para fshatit  të Zhelinës,  mbi lumin Vardar është Ura e Gurit, e  ndërtuar (financuar) nga Mehmet Kukli Beu, e ndërtuar në vitin 1539. Për mirëmbajtjen e kësaj ure ka qenë i angazhuar vet kadiu i Tetovës.

Ura e Mehmet Kukli beut, është  urë e vetme e cila e lidhë fushëgropën e Pollogut me Shkupin e më gjerë. Ura ka një gjatësi prej 66,55 metrash, kurse gjerësi prej 5,40 metrash. Kjo urë përbëhet nga katër harqe të mëdhenj me hapësirë drite 6 deri në 10 metra, ndërmjet harqeve është pamja e pilave (këmbëve), kurse në anën e ardhëse të ujit, pilat janë trajtuar me majë të mprehtë për të shpërndarë rrjedhën e ujit nëpër hapësirat e harqeve, duke eliminuar kështu presionin hidrodinamik të ujit  ndaj ballit të pilave ndërmjet harqeve. Muret ballore të urës janë punuar  me gurrë të gdhendur me kujdes nga ana e mjeshtërve vendorë...Kurse në ditët e sotme banorët e fshatit Zhelinë dhe rrethinës e quajnë “Ura e nuseve”... 

Ura që lidhë Pollogun me Shkupin

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

STUDIM / Bashkimi kombëtar shqiptar sfidë serioze për diplomacinë e Fuqive të Mëdha

Ky punim shkencor është prezantuar në Konferencën shkencore me temë: “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

38 vjet nga ndarja e çmimit Nobel për Nënë Terezën

38 vite më parë, më 17 tetor 1979, humanistja më e madhe në botë me ...
 Më tepër
image

Film në Londër dedikuar sopranos Ermonela Jaho

Opera Mbretërore e Londrës do të nis xhirimet për një film dokumentar për sopranon shqiptare ...
 Më tepër