Fillimi | Kultura shqiptare | UT do të organizojë Seminarin X Ndërkombëtar të Albanologjisë

UT do të organizojë Seminarin X Ndërkombëtar të Albanologjisë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image UT do të organizojë Seminarin X Ndërkombëtar të Albanologjisë

Universiteti i Tetovës, më  30 shtator dhe  1 tetor të këtij viti, do të organizojë Seminarin X Ndërkombëtar të  Albanologjisë. Seminari, sivjet do t'i zhvillojë punimet në katër sesione: të gjuhësisë, letërsisë, historisë dhe etnokulturës. Sipas organizatorëve, në seminarin e këtij viti, pritet të marrin pjesë rreth 100 studiues nga hapësira shqiptare. Në temën boshte “Letërsia shqipe në shekullin XX”, do të referojnë emra të njohur të historiografisë shqiptare, studiues të mirëfilltë që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar për gjuhën, letërsinë dhe historinë tonë kombëtare.

Seminari Ndërkombëtarë i Albanologjisë tani më është shndërruar në një institucion ku për çdo vit shpalosen të dhëna të reja për kulturën shqiptare.

Debatet dhe mendimet që pritet të paraqiten gjatë punimeve të seminarit,  nxjerrin në dritë vlera të rëndësishme dhe me peshë shkencore.

Seminari i Albanologjisë ka qenë dhe do të mbetet në vazhdimësi në shërbim të këtij qëllimi me porosi të mëdha humane dhe civilizuese.  

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër