Fillimi | Kultura shqiptare | Produktet e “DokuFest-it” edhe në Zvicër

Produktet e “DokuFest-it” edhe në Zvicër

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Produktet e “DokuFest-it” edhe në Zvicër

Menaxherja e komunikimit në kuadër të “DokuFest-it”, Nita Deda, do të prezantoj aktivitetet e festivalit, rritjen e tij si dhe planet e së ardhmes, raporton “Zëri”. Prezantimi siç është njoftuar do të përcillet me shfaqjen e një programi të punuar nga drejtori artistik i “DokuFest”, Veton Nurkollari.

Gjashtë filma me tematikë shqiptare që janë prezantuar në “DokuFest” do të shfaqen para qytetarëve të Gjenevës, Bazelit dhe Churit gjatë ditëve të ardhshmeQytetarët e Zvicrës do të kenë mundësinë, që në kuadër të festivalit “Culturescapes”që ka filluar nga 18 tetori dhe do të zgjasë deri më 13 dhjetor, t’i shohin dhe gjashtë filma me tematikë shqiptare, që janë prezantuan në festivalin më të madh të filmit në Kosovë “DokuFest’.

Në këtë program janë përfshirë filmat: “Balkan Xpress” nga Baris Karamuço, “Kaseta e Dasmës” nga Ariel Shaban, pastaj filmi “Kolona” nga Ujkan Hysaj, “She Comes in Spring” nga Antoneta Kastrati, “Zibidi” nga Nart Zeqiraj si dhe “Nusja Jonë” nga Yll Çitaku dhe Nita Deda, transmeton albinfo njoftimin.

Filmat janë paraparë të shfaqen në tri lokacione në Gjenevë, në Bazel dhe në Chur.

Menaxherja e komunikimit në kuadër të “DokuFest-it”, Nita Deda, do të prezantoj aktivitetet e festivalit, rritjen e tij si dhe planet e së ardhmes, raporton “Zëri”.

Prezantimi siç është njoftuar do të përcillet me shfaqjen e një programi të punuar nga drejtori artistik i “DokuFest”, Veton Nurkollari.

“DokuFest” është ngjarja më e madhe e artit filmik në Kosovë, e cila ka karakter ndërkombëtar, ndërsa tradicionalisht mbahet në Prizren në pjesën e dytë të muajit gusht. Sivjet “Dokufest” ka sjell në skenë rreth 250 filma, prej të cilëve 106 në programin garues.

“Culturascapes”, ndërkaq është festival i përvitshëm që mbahet në Zvicër dhe i cili fokusohet në rajone të cilat definohen nga një histori dhe kulturë e përbashkët, ndërsa fokusi i festivalit këtë vit është kultura nga Ballkani.

Artistë nga të gjitha sferat, përfshirë filmin, artin, letërsinë, muzikën, vallëzimin dhe teatrin nga Ballkani do të shihen në ekspozita, filma, teatër dhe koncerte.

Festivali zgjat tetë javë ndërsa afërsisht 240 aktivitete ngjarje kulturore do të organizohen në Bazel dhe në lokacione tjera në Zvicër dhe 80 aktivitetet tjera do të organizohen në Ballkan. (koha.net)

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër