Fillimi | Kultura shqiptare | Shqip edhe në Vatikan, yjet shqiptarë kënduan për Nënë Terezën

Shqip edhe në Vatikan, yjet shqiptarë kënduan për Nënë Terezën

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Shqip edhe në Vatikan, yjet shqiptarë kënduan për Nënë Terezën

Në koncert u dëgjua edhe himni i Nënë Terezës “Valsi Hyjnor” me muzikë të Lorenc Antonit e me vargjet e poezisë “Lamtumirë” të shkruar nga Nënë Tereza gjatë udhëtimit të saj nga Irlanda në Kalkutë. Himni u këndua nga soprano Inva Mula e shoqëruar nga Filarmonia dhe kori i Kosovës me orkestrant nga Shqipëria e Maqedonia.

Pjesëmarrës në këtë aktivitetet ishin emra të njohur të muzikës botërore si këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, sopranot e famshme, Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu.

Ndërkohë, Rita Ora këndoi së bashku me tenorin Saimir Pirgu këngën “What Child is This”. Nga ana tjetër, këngëtarja Ermonela Jaho këndoi himin “Panis Angelicus” (Bukë për engjëjt), një liturgji e shkruar nga Shën Tomazo d’Aquino.

I pranishëm në këtë koncert është edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, i cili mbajti fjalën hapëse së bashku me këngëtaren Rita Ora në gjuhën shqipe.

Në koncert nuk mungon as Presidenti Republikës, Bujar Nishani, kreu i Kuvendit Ilir Meta, si dhe ish-Kryeministri Berisha.


 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër