Fillimi | Kultura shqiptare | Shtatë emërtime në 70 vjet të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

Shtatë emërtime në 70 vjet të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Shtatë emërtime në 70 vjet të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, për 70 vite ka pas shtatë ndryshime të emrave, e në 70 vjetorin e themelimit të këtij institucioni kulturor, të pranishmit janë mbledhur të shënojnë rëndësinë e kësaj biblioteke, që së fundi mban emrin e Pjetër Bogdanit. 
Në praninë e shumë mysafirëve: miq, dashamirë, autorë, punëtorë, drejtorë, përfaqësues të institucioneve të larta, përfaqësues të ambasadave...ku gjysma edhe qëndruan në këmbë, drejtori i Bibliotekës, Bedri Zymberaj theksoi se ata që e njohin historinë e gjuhës së shkruar shqipe sidomos të librit shqip, e dinë shumë mirë se koha e fillimit të punës së bibliotekave albanofone nuk ka qenë shumë e lehtë. Ndryshe nga historitë e shumë bibliotekave të tjera, historia e Bibliotekës sonë, pavarësisht se fillon më 25 nëntor të vitit 1944, në Prizren, nuk e ka pasur rrjedhën e qetë dhe të pashkëputur për zhvillim normal që u duhet institucioneve të kësaj natyre dhe të këtij karakteri.

Dy vjet pas themelimit ajo është bartur në Prishtinë. Më 1953 Biblioteka është mbyllur dhe fondet e saj janë përvetësuar nga ish-Biblioteka “Milladin Popoviç”. Më 1962 Biblioteka rithemelohet dhe vendoset, prapa meje, përballë jush, në objektin ku sot është Galeria e Arteve e Kosovës. Në shtator të vitit 1981 Biblioteka Kombëtare Kosovës (e njohur në atëkohë si Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovës), e fillon veprimtarinë e vet në objektin ku ndodhemi tani, i cili, në aspektin arkitektonik, ka konstrukt dhe një stil të veçantë, ku spikasin elementi i gurit dhe i drurit, mbi to kupolat që, si ditën, ashtu edhe natën, i japin asaj pamje sa madhështore, aq edhe mbresëlënëse për vizitorët”, tha ndër të tjera Zymberaj.

Sipas tij, për ër shkak të rrethanave historike dhe politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, Biblioteka Kombëtare e Kosovës funksionin e saj e ka kryer nën trysninë e shtrëngesave ideologjike dhe peshës së rëndë të shtypjes kombëtare. Për këto arsye, ajo edhe është emërtuar me emra të ndryshëm deri tani si: Biblioteka Krahinore, kur është themeluar më 1944 deri më 1952; Qendra Bibliotekare e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë (1956 - 1961);Biblioteka Popullore Krahinore (1961-1970); Biblioteka Popullore dhe Universitare (1970 - 1990); Biblioteka Popullore dhe Universitare “Ivo Andriq” (1990 – 1999) Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës 1999-2013, kur edhe nis zhvillimi i institucioneve bibliotekare, trajnimi i stafit të kësaj biblioteke dhe bibliotekave komunale dhe veprimtaria botuese e saj. 

“Ndërkaq, nga 1 janari i vitit 2014, si rezultat i jetësimit të “Planit strategjik për Bibliotekën Kombëtare dhe për Bibliotekën Universitare”, të cilin vite më parë e kanë hartuar ekspertët amerikanë, konkretisht z. Kenneth Oberembt, ajo funksionon e ndarë nga Biblioteka Universitare. Tani quhet Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdanit” dhe gjendet në fazën e ristrukturimit dhe të ridefinimit të misionit të vet në pajtim me funksionin e ri që do ta ketë”, ka thënë ai. 
Edhe ish drejtori i kësaj biblioteke për një dekadë, Sali Bashota përmendi ndërrimin e emrit për 7 herë duke u shprehur se numri 7 nuk është numër i shenjtë dhe as me simbolikën e 99 kupolave. Por, ai ka specifikuar rolin e këtij institucioni, duke iu referuar punës së madhe që është bërë në Bibliotekë. “BKK për 70 vjet ka pasur suksese të mëdha në shumë drejtime dhe në shumë fusha. Pasurimi i koleksioneve, zhvillimi dhe përpunimi i tyre elektronik përmes programit të automatizuar bibliotekar, themelimi i veprimtarive me karakter ndërkombëtar dhe kombëtar “Java e Bibliotekës në Kosovë (2003), bashkë me Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë dhe “Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë (2006) bashkë me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, themelimi i “Portalit Albanologjik Shqipëri-Kosovë”(2011), projekt i dy bibliotekave kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, bashkëpunimi ndërkombëtar, veprimtaria botuese etj., janë disa nga rezultatet e këtij institucioni”, ka thënë Bashota.
E nga mysafirët që ishin pjesëmarrës, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe uroi që kjo bibliotekë të vazhdojë edhe më tutje bashkëpunimin që ka më BKSH-ën. “Jemi këtu për të ju përshëndetur për të qenë bashkë në këtë 70 vjetorë të bukur, mund të them që takimi i parë zyrtar në javën e emërimit tim ka qenë me drejtorin Zymberi, për të shënuar vazhdimin dhe thëllimin e mëtejmë mes këto dy institucionesh. Brenda këtyre ditëve do të vijmë edhe me një shënjim po të përbashkët mes institucioneve të 200 vjetorit të De Radës, autorit tonë të rëndësishëm për kulturën tonë kombëtare”, tha Asllani.
Përfaqësuesi i ministrisë së kulturës, Veton Firzi tregoi për përkrahjen që MKRS e ka bërë për këtë institucion, dhe që prioritet i tyre këto dy vitet e fundit ishte rritja dhe mbështetja për librin, publicistikën dhe bibliotekat.
Në këtë përvjetor u shpërblyen me mirënjohje dhe dhurata të gjithë ata që dhanë kontribut në rritjen dhe zhvillimin e kësaj biblioteke kombëtare. Ndër të shpërblyerit ishin: Adem Demaci, Ukshin Hoti, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Ambasada Amerikane, etj. Krejt në fund u bë hapja e ekspozitës se koleksioneve të rilindjes kombëtare shqiptare./KultPlus.com

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër