Fillimi | Kultura shqiptare | Korçë, më 14 gusht nis festa e birrës. “Birra Korça” promovon një birrë të re

Korçë, më 14 gusht nis festa e birrës. “Birra Korça” promovon një birrë të re

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Birrat do të jenë të shumëllojshme, sigurisht numrin më të madh të çadrave do ta zerë "Birra Korça", birra e qytetit, por edhe birra të tjera. Ne jemi duke punuar për infrastrukturën, që këtë radhë do të jetë komplet ndryshe. Birrat do të akomodohen në stenda më të mira, më komode, duke krijuar dhe lehtësi shërbimi për të gjithë konsumatorët aq të shumtë në festën e birrës. Njëkohësisht jemi duke punuar për të ngritur një strukturë kampingu, diçka e re kësaj here. Duke iu ofruar mundësinë vizitorëve në qytetin e Korçës të shijojnë festën e birrës edhe me një mënyrë tjetër. Pastaj dhe shoë këtë radhë do të jetë fantastik, mund të them. Kemi emra shumë të njohur të muzikës shqiptare, por jo vetëm. Natën finale ne do të kemi, falë mbështetjes së Ambasadës Amerikane, dhe kitaristin e “Guns N' Roses”, Ron Thal Bumblefoot”- -shpjegon Sofjola Kotelli, drejtoresha e turizmit Bashkia Korçë.

KORCE – Festa madhështore e birrës në Korçë, që shënon dhe kulmin e sezonit turistik në këtë qytet, është në përgatitjet e saj të fundit. E konsideruar si një nga eventet më të mëdha, festa e birrës në Korçë do të zhvillohet nga data 14 deri 18 gusht në parkun “Rinia”. Organizatorët dhe në këtë edicion të shtatë të festës së birrës, premtojnë një larmi aktivitetesh në 5 netët e festës. 

“Birrat do të jenë të shumëllojshme, sigurisht numrin më të madh të çadrave do ta zerë "Birra Korça", birra e qytetit, por edhe birra të tjera. Ne jemi duke punuar për infrastrukturën, që këtë radhë do të jetë komplet ndryshe. Birrat do të akomodohen në stenda më të mira, më komode, duke krijuar dhe lehtësi shërbimi për të gjithë konsumatorët aq të shumtë në festën e birrës. Njëkohësisht jemi duke punuar për të ngritur një strukturë kampingu, diçka e re kësaj here. Duke iu ofruar mundësinë vizitorëve në qytetin e Korçës të shijojnë festën e birrës edhe me një mënyrë tjetër. Pastaj dhe shoë këtë radhë do të jetë fantastik, mund të them. Kemi emra shumë të njohur të muzikës shqiptare, por jo vetëm. Natën finale ne do të kemi, falë mbështetjes së Ambasadës Amerikane, dhe kitaristin e “Guns N' Roses”, Ron Thal Bumblefoot”- -shpjegon Sofjola Kotelli, drejtoresha e turizmit Bashkia Korçë.

Surpriza e festës do të jetë “Birra Korça”, që do të vijë me një birrë të re, të përsosur tashmë në cilësi dhe origjinalitet dhe do të promovohet mbrëmjen e 14 gushtit. “Birra Korça” padyshim do të jetë mbizotëruese në këtë festë, duke sjellë sërish suksesin e padiskutueshëm. 

““Birra Korça” është lider në këtë festë dhe do të paraqitet me 12 tendat e birrës. Për festën e birrës do të dalim në treg edhe me një birrë të re, “Birra Korça” e cila është enkas për festën e birrës që do të promovohet në datën 14 gusht.” – shprehet Pandush Leco, menaxheri i “Birrës Korça”. 

Festa e birrës në Korçë ka bërë jehonë brenda dhe jashtë vendit, çka vërtetohet më së shumti edhe me një “bum” prenotimesh në hotelet e qytetit dhe rrethinat përreth. Sipas të dhënave, turistët vendas dhe të huaj kanë mbyllur prenotimet para muajit maj në hotelet e Korçës. Festës së birrës nuk do ti mungojë dhe trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë, ku ambasadori gjerman do të çelë zyrtarisht natën e parë të festës me birrën e qytetit, “Birrën Korça”. 

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër