Fillimi | Kultura shqiptare | Fishta, Asdreni, Poradeci dhe Koliqi, si u bënë bashkë për këtë fotografi

Fishta, Asdreni, Poradeci dhe Koliqi, si u bënë bashkë për këtë fotografi

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Fishta, Asdreni, Poradeci dhe Koliqi, si u bënë bashkë për këtë fotografi

Zbulohen detajet e historisë së realizimit të fotos historike që përfaqëson takimin e dy brezave letrarë, por që kumton edhe bashkimin gegë e toskë… 

Kjo fotografi e Marubit realizuar në vitin 1938 edhe pse është shumë e njohur për publikun e gjerë, ka një histori mjaft të veçantë, e thuajse krejt të panjohur. Detaj ngacmues në të është  fakti se janë gjendur së bashku në këtë pozë përpara mjeshtrit Marubi dy poetë gegë (Gjergj Fishta dhe Martin Camaj) dhe dy toskë, (Asdreni dhe Lasgush Poradeci) njëkohësisht dy breza poetësh: mjeshtrit Asdreni dhe Fishta të ulur poshtë dhe në këmbë dy të rinjtë Poradeci dhe Koliqi.

Por si janë gjendur bashkë këta katër poetë  dhe si është fokusuar ky moment nga fotografi? Hollësitë e këtij takimi zbulohen rastësisht nga publikimi i dy fotografive nga vajza e Lasgushit, Marie Gusho, e cila postoi në faqen e saj para do kohësh një foto mjaft të bukur, realizuar në Shkodër në fillim të vitit 1938, me diçiturën “Në çajin e profesorëve të gjimnazit Shkodër (shkurt 1938). Pas publikimit të kësaj fotoje, ku në qendër janë Lasgush Poradeci e Asdreni; Çezar  Ndreu i bashkangjiti kësaj historie  foton e njohur të katërshes së poetëve me shënimin poshtë saj: dy breza letrarë dhe një shënim të një reviste, me shumë gjasa “Shejzat”, ku shpjegohet pikërisht historia e fotografisë së katër poetëve dhe e takimit të tyre në Shkodër.

Shënimi mban titullin “Takim poetnësh shqiptarë më 1938” dhe  vijon: Me rasën e 30-vjetorit të veprimtarisë si ordinar universiteti të prof. Koliqit, po botojmë nji fotografi qi përkujton  nji udhëtim në Shkodër më 1938 të poetënve Asdreni e Lasgush Poradeci. Këta dy poetën të jugut të Shqipnisë, të ftuem nga Ernest koliqi, vizituen Shkodrën, e cila i priti me shfaqje të nxehta sympathije e admirimi. Para një publiku jashtëzakonisht të dendun, në sallën e Kinema Rozafat, poeti kombëtar At Gjergj Fishta u dha mirardhjen dy poetënve toskë me nji fjalim të shkëlqyeshëm si ai e kishte zanatë.

Gjatë ndejes s’Asdrenit e të Lasgushit në Shkodër, qi ngjati pesë ditë, u muer kjo fotografi e cila paraqet të bashkuem  katër poetënt qi asokohe njeheshin si përfaqësuesat ma të cilësuem të parnazit shqiptar.
Fotografia doli në të përkohshmen e mirënjohun “Përpjekja shqiptare” e drejtueme nga shumë i vlerti shkrimtar e njeri të pajisun me kulturë të gjanë historike e sociologjike, Branko Merxhani.

Përmes këtij shënimi zbulohet kështu historia e plotë e një fotografie, që në të vërtetë nuk është thjeshtë një vepër arti e realizuar mjeshtërisht nga Marubi, por një mesazh kulturor e historik që iu vlen sot e gjithmonë të gjithë brezave të shkrimtarëve e poetëve, për të dhënë mesazhe bashkimi e përparimi.
 
Gjuha e poetëve
 
Fishta: Edhe unë do të mundnja të shkruaj ashtu, veç se druhem…”
 
-Motërzim-
 
Në artikullin “At Gjergj Fishta, vazhdimtar në mendimin e kombit”, Lasgush Poradeci shkruan:
“…Vajta t’a shoh (Gj.Fishtën-shënimi im-K.D) rishtas më 1937, në Shkodër, në Kuvend. S’e gjeta…Ardhi më mori…Folmë mi mjeshtëri të vjershës në atë tryezë përrallore. Në librën t’ime të falur, i kisha shkruar pjesën e njëqindtë nga ç’desha: “Njeriut të Zotit meditans dhe militans,/Burrit shqiptar përfaqësonjës,/Më të madhit epik të shekullit.”

Si shpërblim fisnikërije për këtë të vërtetë, Fishta më përkëdheli toskërisht: “Lasgush unë mirë të lexoj, mirë kuptoj. Ajo mënyrë e brendëshme është mundim, vojtje...Edhe unë do të mundnja të shkruaj ashtu, veç se druhem…”. “Pater, shkruaj pasi e kam mundur dhëmbjen dhe vojtjen, pasi jam pastruar-në kujtime…” Atëherë Fishta pohoj dyke u zbuluar: “Vërtet, kam bërë unë kështu me Oson, Alinë, Hajrijen…”.
M’a shpjegoj pastaj i çelur në zemër atë veprim kurreshtjeje të fshehtësirave të punëtorisë vjershëtore, që është fshetësija e forcës dhe e fuqisë së racës shqiptare, atavizma dhe dinamizma e gjakut shqiptar, Frymë, Parim, Fjalë e përjetëshme e Mendimit të Kombit.

(shqiptarja.com)

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër