Fillimi | Kultura shqiptare | Në Tetovë fillon edicioni III i Festivalit të Teatrit

Në Tetovë fillon edicioni III i Festivalit të Teatrit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Në Tetovë fillon edicioni III i Festivalit të Teatrit

Edicioni i tretë i Festivalit të Teatrit të Tetovës, do të fillojë sot me shfaqjen e gjashtë premierave, kryesisht të Maqedonisë dhe një që vjen nga Kosova. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Teatrit të Tetovës, Valmir Aziri.

Sipas tij, ditën e parë të Festivalit, do të jepet premiera "Darka e Budallenjve" e teatrit të Kumanovës. Pastaj, më 27 shtator "Vdekja e një Komisioneri" e teatrit kombëtar të Kosovës.

Më 28 shtator, "Gjermanët e Humbur" e Teatrit Popullor të Maqedonisë.

 

 Më 29 shtator, "Vajza Kuq e Zi" e Teatrit të Tetovës, më 30 shtator, premiera "Guri" e Teatrit Turk në Shkup, dhe më 1 tetor, premiera "Gjymtimi" i Teatrit Shqiptar nga Shkupi.

"Ky festival është i treti me radhë, dhe është projekt kulturor me sukses të plotë. Në marrëveshje me Ministrinë e Kulturës, këtij festivali i janë dyfishuar mjetet, në krahasim me ato që ishin një vit më parë 500 mijë denarë, këtë vit i  janë ndarë 1 milion denarë. Kemi një ndihmë të madhe nga kryetarja e Komunës të Tetovës, Teuta Arifi e cila ka insistuar të na ndihmojë pa i kërkuar ndihmë. 

Me ftesën tonë tek të dyja teatrot që funksionojnë për momentin në nivel shtetëror në Shqipëri, Teatri Kombëtar dhe Teatri Alternativ, edhe pse në bisedat e para me selektorin Bajrush Mjakun, ata konfirmuan ardhjen, por në momentet e fundit janë tërhequr për arsye që nuk na janë thënë. Neve na vjen keq që këtë vit nuk do i kemi, mirëpo edhe pa ata ky festival në vete përmban vlera", tha Aziri.

Në festivalin e këtij viti,  do të marrin pjesë Teatri Kombëtar Shqiptar i Shkupit, Teatri Popullor Maqedonas, Teatri Turk, Teatri i Kumanovës, Teatri i Kosovës dhe Teatri i Tetovës që do të ketë vetë premierën "Vajzën Kuq e Zi".
 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër