Fillimi | Kultura shqiptare | Zejnepe Alili-Rexhepi, fituese e ”Kultura na bashkon”

Zejnepe Alili-Rexhepi, fituese e ”Kultura na bashkon”

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Zejnepe Alili-Rexhepi, fituese e ”Kultura na bashkon”

Poetja nga Tetova, Zejnepe Alili-Rexhepi është shpallur fituese në manifestimin letrar “Kultura na bashkon” që u mbajt në Preshevë.

Ajo fitoi vendin e parë me poezinë “Ëndërr që s’perëndon” në një konkurrencë prej 35 poetëve nga të gjitha trojet shqiptare.

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë, me kryetar Bilall Maliqin, në orën e madhe letrare, ndau katër çmime letrare për nder të poetit preshevar Qerim Arifi.

Çmimi i parë “Qerim Arifi” iu nda poetes Zejnepe Alili-Rexhepi (Tetovë);
Çmimi i dytë “Qerim Arifi”, poetit Zhikica Dimitrijeviç (Vranjë);
Çmimi i tretë "Qerim Arifi” poetit Hyqmet Hasko (Shqipëri);
Çmimi special iu nda poetit Riza Greiçevci (Kosovë).

Juria e këtij manifestimi ishte e përbërë nga:Prof. dr. Nehas Sopaj, kryetar
dhe anëtarët Shefqete Gosalci e Arsim Halili./KultPlus.com


Ëndërr që s’perëndon

Nën vellon e kësaj vjeshte, lodhshëm frymon një qytet, 
të lyera në bronz i ka heronjtë dhe historitë, 
si relikte të gravuara horizontesh të përgjakura...
Sot...
Edhe qyteti im e bart dyzimin e viteve
kur koha e derdh ironinë mbi të,
zvarriten muzgjet nga frymëmarrjet rënduar...
Kush e di, se ku e ka portën marrëzia!?
Kjo vjeshtë e stërlodhur shpalos plagë të vjetra, 
mbi dhembjet e gurëve që ruajnë luzma gjaku,
mbi dhembjet e kullave që ruajnë zjarre armësh.
Fjala...
ngujuar mbeti në altare vdekjesh,
aty shteron imagjinata si ndonjë pellg i fjetur,
edhe dashuritë na braktisin, marrin arratinë...
Sa i gjatë bëhet rrugëtimi në errësirë!
Ritet e ditëve tona, në kujtesë i kanë flijimet
për këtë tokë qiellrrufesh, kufomash të panumëruara,
nga vetë djalli që betohet mbi mëkatin.
Dhembja...
E skicon trishtimin në vaje të ngjirura
si dorëshkrimet që vlug zjarresh zgjojnë
në lakuriqësinë e muzeumeve të mjerimit.
Ç’faj kanë poetët që thurin ëndrra të përbotshme?!
Absurde kohësh ngrihen mbi stinët e mërguara,
portave të qytetit ku thyhen karvane yjesh
fjala ndërroi jetë, pasha kumtin e poetit!
Diell...
për këtë tokë dhe lotin e syrit,
jetët e trazuara pushtohen nga lodhjet e së nesërmes,
në pritje të dritës, pulsojnë si dejt e gjakut,
në tjera parakalime nisen me fatet e ngujuara.
Këtej..., shtigjet janë të errëta, ninullat të mekta, 
pesha e shekujve la dhjetëra okë dhimbjesh, kur 
një udhëtare e pafre e pagëzuar...
Liri 
me plagët e kohës rizgjon heshtje poetësh, 
të paprekura në grimca harrese, rikthen ekuilibrin e humbur 
me erën e ngrohtë që fryn kah dheu i premtuar 
me ritmin e kohës të ecim, nën vellon e kësaj vjeshte.
 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër