Fillimi | Kultura shqiptare | Shqipëria në Festivalin Ndërkombëtar të Dokeve të Lashta

Shqipëria në Festivalin Ndërkombëtar të Dokeve të Lashta

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Shqipëria në Festivalin Ndërkombëtar të Dokeve të Lashta

I organizuar nga Shoqata e Shkëmbimeve Socio-Kulturore, për këtë vit festivali mbajti titullin “Për nder të Kosovës, homazh të parëve tanë”, ku për tre ditë me radhë synoi të reflektojë një mendim të frytshëm mbi tradita të ndryshme qofshin ato në nivele ekonomike, sociale dhe kulturore.

I konceptuar si një simbol i paqes, i shpërndarjes së përvojave, i shkëmbimeve të ndërsjella dhe solidaritetit, u mbajt këtë fillim nëntori në Gjenevë, Festivali Ndërkombëtar i Dokeve të Lashta. 

I organizuar nga Shoqata e Shkëmbimeve Socio-Kulturore, për këtë vit festivali mbajti titullin “Për nder të Kosovës, homazh të parëve tanë”, ku për tre ditë me radhë synoi të reflektojë një mendim të frytshëm mbi tradita të ndryshme qofshin ato në nivele ekonomike, sociale dhe kulturore. 

Shqipëria, nën kujdesin e misionit tonë pranë OKB, në këtë festival u paraqit me një ekspozitë të fotografit dhe kameramanit shqiptar z.Klevi Terpini, si dhe objekte e kostume nga tradita kombëtare, i cili krahas të tjerave ofroi edhe një mozaik të pasur të fotografive me tematikë nga natyra shqiptare, vendet historike dhe veshje tradicionale. 

Kosova ishte e pranishme në festival, për dy ditë rresht duke u përfaqësuar nga grupi kulturor “Gëzuar”, të cilët performuan vallet e Karadakut, të Tropojës, të Drenicës, etj, ndërsa emocionuan edhe në këngët tradicionale. 

Festivali u moderua nga gazetari zviceran njëherësh edhe bashkëorganizator z. Raymond Zoller, ndërsa në të përshëndetën Ambasador i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj , Znj. Filloreta Kodra - Ambasadore e Shqipërisë në Misionin e përhershëm pranë OKB, si dhe Z. Mehmet Elezi-Ambasador i Shqipërisë në Zvicër.  (er.nu/news24/BalkanWeb)

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër