Fillimi | Kultura shqiptare | Studimi shkencor për “Trepçën”

Studimi shkencor për “Trepçën”

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Studimi shkencor për “Trepçën”

E shkuara, e sotmja dhe se çfarë duhet bërë në të ardhmen, janë përmbledhur brenda kopertinave të librit, që me anë të shkencës flet për pasuritë e “Trepçës”. “Trepça - ristrukturimi, sfidat dhe perspektiva” është libri i autorëve Ferat Shala, Bislim Muqa dhe Sala Berisha - Shala, i promovuar në paraditen e së martës.

Në emër të të tre autorëve të librit, Ferat Shala, Bislim Muqa dhe Sala Berisha - Shala, ka folur kjo e fundit, e cila ka thënë se promovimi i librit është rasti më i mirë për të dhënë mesazhin për “Trepçën”.

“Studimi ‘Trepça - ristrukturimi, sfidat dhe perspektiva’ është fryt i një pune të gjatë kërkimore që ne si autorë kemi bërë për shumë vite me radhë”, është shprehur Sala Berisha - Shala, e cila thotë se i janë qasur “Trepçës” dhe industrisë së mineraleve të Kosovës si studiues, ekspertë, menaxherë e herë-herë si idealistë politikë.

“Studimi ynë në këtë libër është që të ofrojmë informacione shkencore dhe joshkencore rreth pasurive të mineraleve të Kosovës dhe theks të veçantë te zinku, ari dhe argjendi”, ka thënë Sala Berisha - Shala. Sipas saj, libri paraqet ngjarje të veçantë jo vetëm për shkencën dhe industrinë minerale, por edhe ekonominë dhe aspekte të tjera të Kosovës.

Frank Karg, botuesi i librit, është shprehur se një nga arsyet që është në Kosovë është se e do Kosovën dhe popullin saj. Kur ishte katërvjeçar, Karg ka pranuar për herë të parë një mineral nga “Trepça”, pastaj edhe në universitet ka studiuar për “Trepçën”.

“Në mars të vitit të kaluar kam bërë një vizitë së bashku me anëtarë të Parlamentit të Francës. Qëllimi i vizitës ishte që të fillojmë disa punë në aspektin mjedisor dhe tash e katërmbëdhjetë muaj kemi filluar me disa raste që kanë të bëjnë me mjedisin”, ka thënë Frank Karg. Ai shprehet se për të ka qenë e qartë se ardhmëria e “Trepçës” është shumë e rëndësishme për Kosovën. “Në kohën kur ka qenë Serbia këtu, është bërë vetëm shfrytëzimi i metaleve dhe nga mineralet e ‘Trepçës’, por është qartë se ka mundur të bëhet shumë më shumë”, ka treguar Frank Karg.

Bajram Shabani dhe Alaudin Kodra, janë recensentë të librit. Kodra ka thënë gjatë promovimit se “Trepça” përveç se ka pasuri nëntokësore dhe kristale, u bë e njohur edhe për grevën e madhe, për të cilën foli gjithë bota. “Vepra nuk është vetëm e tre autorëve. Në të janë të mishëruara mendimet, vërejtjet aspiratat e minatorëve, të punonjësve të Trepçës dhe të shumë ligjvënësve të Kuvendit të Kosovës me të cilët autorët kanë ndarë shqetësimet dhe idetë e tyre”, ka thënë Alaudin Kodra.

Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se libri nuk analizohet nga pikëpamja ekonomike, politike e sociale.

“Është një libër që nuk e analizon vetëm të kaluarën, e komenton dhe e argumenton të ardhmen, por mbi të gjitha jep vlerësimet ku duhet të jetë ‘Trepça’ në të ardhmen”, ka thënë Gërxhaliu. Libri është botuar nga “Atlantis”, Francë. (zeri.info)

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër