Fillimi | Arsimi | “Barij” në vend të “barinj”, ja ndryshimet në Gjuhën Shqipe

“Barij” në vend të “barinj”, ja ndryshimet në Gjuhën Shqipe

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image “Barij” në vend të “barinj”, ja ndryshimet në Gjuhën Shqipe

E drejtuar nga akademik Rexhep Ismajli dhe akademik Jani Thomait (bashkëkryetarë), në të morën pjesë akademik Besim Bokshi, akademik Ethem Likaj, akademik Gjovalin Shkurtaj, akademik Kolec Topalli, prof. dr. Tomor Osmani, prof. dr. Seit Mansaku, prof dr. Imri Badallaj, prof. dr. Enver Hysa, prof. dr. Bardh Rugova, prof. dr. Shefkije Islamaj, prof. dr. Abdullah Zymberi dhe Isa Bajçinca. Në pamundësi për të marrë pjesë vetë, diskutimet lidhur me materialet e dërguara para-prakisht i kishin dërguar me shkrim prof. dr. Franko Altimari dhe prof. dr. Mehmet Çeliku.

Është mbajtur në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të premten e shkuar, mbledhja e radhës e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe. Në qendër të vëmendjes kanë qenë jo më ë-të e theksuara e të patheksuara por shkronja nj, foljet që përfundojnë me –t dhe shndërrohen me –s, përdorimi i gabuar i përemrave pronorë të gjinisë femërore ime, jonë, jote, etj. 

E drejtuar nga akademik Rexhep Ismajli dhe akademik Jani Thomait (bashkëkryetarë), në të morën pjesë akademik Besim Bokshi, akademik Ethem Likaj, akademik Gjovalin Shkurtaj, akademik Kolec Topalli, prof. dr. Tomor Osmani, prof. dr. Seit Mansaku, prof dr. Imri Badallaj, prof. dr. Enver Hysa, prof. dr. Bardh Rugova, prof. dr. Shefkije Islamaj, prof. dr. Abdullah Zymberi dhe Isa Bajçinca. Në pamundësi për të marrë pjesë vetë, diskutimet lidhur me materialet e dërguara para-prakisht i kishin dërguar me shkrim prof. dr. Franko Altimari dhe prof. dr. Mehmet Çeliku. Akademia e Shkencave të Shqipërisë, njofton përmes një deklarate për mediat se mbledhja u mbajt sipas rendit të ditës të parashtruar më herët, ndërsa pikë qendrore e rendit të ditës ishte diskutimi i materialeve të përgatitura nga komisionet për çështje të morfologjisë në Tiranë dhe në Prishtinë. Komisionet kishin për-mbledhur në dy materiale të ndara me detaje dhe lëndë ilustrimi pikat në rregullat ekzistuese të drejtshkrimit për të cilat ka pasur diskutime në opinion ose ato për të cilat anëtarët e komisioneve e kanë gjykuar të nevojshme të diskutohet. Materialet e paraqitura me shkrim u diskutuan për çdo pikë veç e veç dhe me frymë të theksuar mirëkuptimi.

 
Përfundimet 


Pas diskutimeve për format e shumësit të disa emrave të gjinisë mashkullore që mbarojnë me -i të theksuar të sanksionuar si shumësa me -nj, u arrit përfundimi të propozohet që këta shumësa të përfundojnë me –j, psh. bari-nj duhet të bëhet barij. 
Është miratuar propozimi që tek foljet që pësojnë ndryshimin -t/-s të mbetet normative vetëm forma me –s. 
Po ashtu, është rënë dakord që forma e rasës kallëzore të shquar tek emrat që mbarojnë me -ua: krua, kroi të rrafshohet sipas tipit të përgjithshëm të ndërtimit të këtyre formave të emrave mashkullorë, pra krua-kroi-kroin, ashtu si dhe trajta e kallëzores së shquar të emrave mashkullorë që dalin me -a ose -e të theksuar (again, babain, jubileun, atdheun). Në takimin e mbajtur në Prishtinë janë konsideruar si gabime prirjet në përdorim të formave të zhdrejta të përemrave pronorë të gjinisë femërore ime, jonë, jote dhe juaj si vajzës time, vajzës tonë, vajzës tënde, vajzës tuaj dhe kërkohet respektimi i normës ekzistuese, pra vajzës sime, vajzës sate, vajzës sonë, vajzës suaj. 

Konsiderohet po ashtu shkelje e normës, përdorimi i trajtave të lidhores pa formantin të (p.sh. do laj) pasi formë e vetme e drejtë konsiderohet forma me -të: do të laj. Njëherazi tek urdhë-rorja joveprore e foljeve të tipit kruaj, ruaj duhet të mbetet normative forma me -j (ruaju, kruaju), dhe jo me -h (kruhu, ruhu). Mbledhja e akademikëve arriti në përfundimin që rastet e tjera të sistemit emëror dhe foljor, të cilat mund të dalin me zgjidhje të veçanta, mbetet të studiohen dhe të diskutohen në mbledhjen e radhës të këshillit, bashkë me çështjen e përdorimit të shkronjës së madhe. Ndërkaq, është arritur përfundimi që të mos mbështetet prirja për respektimin e ambigjinisë tek emrat shumës më -ra (fshatra të elektrizuara, ujëra të ftohta) dhe të konsiderohet si e drejtë vetëm forma e gjinisë mashkullore (fshatra të elektrizuar, ujëra të ftohtë). 

Është vendosur që në mbledhjen e radhës të këshillit të merren në shqyrtim çështjet e mbetura nga kjo mbledhje dhe nga mbledhja e kaluar, e që lidhen me drejt-shkrimin dhe me morfologjinë, si dhe ato që do të propozojnë grupet e punës për çështje sintaksore.  (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër