Fillimi | Arsimi | VIOLINISTI I MIRËNJOHUR SHKËLZEN DOLI E VIZITOI UNIVERSITETIN E TETOVËS

VIOLINISTI I MIRËNJOHUR SHKËLZEN DOLI E VIZITOI UNIVERSITETIN E TETOVËS

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Violinisti i mirënjohur Shkëlzen Doli, anëtar i Filarmonisë së Vjenës dhe njëri nga artistët shqiptar me renome botërore, më 10 nëntor 2017 e vizitoi Universitetin e Tetovës, përkatësisht Fakultetin e Arteve. Në UT, violinisti Shkëlzen Doli u prit nga dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Dr. Miftar Memeti, prodekani për Shkencë, Doc. Dr. Fatos Lumani dhe shefi i Programit studimor të Artit muzikor, Prof. Dr. Bajramali Idrizi. Drejtuesit e Fakultetit të Arteve, artistin tonë kombëtar e falënderuan për vizitën në Universitetin e Tetovës dhe i shprehën urimet më të sinqerta vëllazërore të profesorëve dhe studentëve tanë.  Ata theksuan se është në nderin e institucionit tonë të presim për vizitë violinistin më të afirmuar shqiptar në arenën ndërkombëtare, violinistin e Filarmonisë prestigjioze të Vjenës, i cili me talentin dhe punën e tij ka kontribuar që perlat e  muzikës shqiptare të dëgjohen edhe në skenat e artit bashkëkohor në mbarë botën. Ndërsa, Shkëlzen Doli u shpreh i kënaqur për pritjen e ngrohtë  në Universitetin Tetovës,  që sipas tij, përbën vatrën kryesore të arsimit, shkencës, kulturës shqiptare, i cili përgatit kuadro dhe talentë të ardhshëm, të denjë për të prezantuar vlerat tona artistike përpara publikut nga rajoni dhe bota.

 Gjatë vizitës në Universitetin e Tetovës, ai para studentëve të Fakultetit të Arteve zhvilloi një ligjëratë bashkëkohore “Master Klas”, në kuadër të së cilës prezantoi përvojat e tij gjatë rrugëtimit artistik, solli praktikat më të avancuara për kultivimin e artit bashkëkohor, por duke mos harruar vlerat artistike të muzikës shqiptare. Sipas Shkëlzen Dolit, shqiptarët kanë diversitet muzikor, këngët shqipe janë shumë të bukura, por në rastin e tij është edhe nostalgjia që e shtyn t’i dëgjojë më shpesh, gjë që e ruan të gjallë marrëdhënien e artistit me muzikën e trojeve shqiptare.

Vizitën e tij në UT, anëtari shqiptar i Filarmonisë së Vjenës e përfundoi me dëshirën dhe gatishmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen, që bashkë me profesorët dhe studentët e Fakultetit të Arteve të UT-së, të angazhohen në projekte të përbashkëta artistike.



 

 

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër