Fillimi | Arsimi | Xhelal Zejneli: Nuk është shkollë, shkolla ...

Xhelal Zejneli: Nuk është shkollë, shkolla ...

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

- në të cilën nxënësit humbin orë për shkak të mosardhjes në shkollë, të mësuesit, të arsimtarit apo të profesorit;

- në të cilën zëvendësohen orët dhe bashkohen dy klasa;

- në të cilën nuk e përsërit vitin asnjë nxënës, edhe pse në gjysmëvjetor, një numër i caktuar i tyre kanë nga katër deri në 11 nota të dobëta;

- në të cilën asnjë nxënës nuk përjashtohet nga shkolla, edhe pse ka mbi 100 mungesa ‘të arsyeshme’ apo të paarsyeshme;

- në të ciln asnjë nxënës nuk transferohet në shkollë tjetër, qoftë për shkak të thyerjes së rregullave të disiplines, qoftë për numrin e madh të mungesave, qoftë për numrin e madh të notave të dobëta;

- në të cilën asnjë nxënës nuk orientohet në ndonjë shkollë profesionale, ndonëse nuk është për shkollim në gjimnaz;

- në të cilën nxënësi përcaktohet për drejtimin e matematikës dhe të shkencave të natyrës, edhe pse nuk është për atë drejtim, edhe pse në matematikë dhe në fizikë ka notë të dobët ose notë kaluese (dysh);

- në të cilën nuk ka kabinete bashkëkohore për fizikë, për biologji etj.;

- në të cilën nuk ka laborator bashkëkohor për kimi;

- në të cilën nuk ka hapësirë të veçantë për ngrënie gjatë pushimit të gjatë dhe si pasojë e kësaj, zyra e arsimtarëve apo salla e profesorëve shndërrohet në kuzhinë, në sallë ngrënieje apo edhe në çajtore;

- në të cilën një numër i mësuesve, i arsimtarëve dhe i profesorëve apo i profesoreshave nuk veshen dhe nuk duken në përputhje me normat pedagogjike;

- në të cilën një numër i nxënësve nuk duken dhe nuk veshen në përputhje me normat shkollore;

- në të cilën arsimtari apo profesori, nxënësve të vet u mban kurs me pagesë, në lëndët si: matematika, fizika, kimia, gjuha angleze, gjuha gjermane, informatika, (dikur edhe gjuha maqedonase);

- në të cilën arsimtari apo profesori u shet nxënësve tekste shkollore, skripta dhe libra, me vlera profesionale të dyshimta dhe që nuk janë miratuar nga organet kompetente të arsimit;

- në të cilën regjistrimi i nxënësve bëhet, jo me kritere arsimore, por me ndërhyrje jashtëshkollore;

- në të cilën kuadri arsimor punësohet, jo me kritere profesionale dhe arsimore, por me kritere jashtëshkollore, kryesisht partiake;

- në të cilën Këshilli i shkollës apo Pleqësia e shkollës, figuron formalisht dhe nuk është në krye të detyrës;

- në të cilën i ashtuquajturi Këshill i prindërve, nuk luan kurrfarë roli dhe figuron vetëm formalisht;

- në të cilën shërbimi profesional i shkollës nuk ndodhet në vendin e punës, prej orës 7.oo deri në orën 15.oo;

- në të cilën shërbimi pedagogjik i shkollës, përfshi edhe psikologun apo psikologen nuk funksionon në nivel profesional të duhur;

- në të cilën, lidhur me vërejtjet e shënuara në ditar, nuk merren kurrfarë masash, as nga shërbimi pedagogjik i shkollës dhe as nga drejtoria e shkollës;

- në të cilën në raste të caktuara ora e fundit nuk mbahet, zilja bie para kohe;

- në të cilën klasat kanë mbi 25 nxënës;

- në të cilën, para ndërtesës shkollore, nxënës të caktuar (pesë – gjashtë sish) pinë cigare haptazi;

- në të cilën klasat në vitin e parë (të shkollës së mesme) formohen duke grumbulluar në to mbi 10 nxënës që vijnë nga e njëjta shkollë; në klasa të tilla niveli i disiplinës bie;

- në të cilën, pa ndonjë arsye të bazueshme, dita e punës shndërrohet në ditë jo pune;

- në të cilën bëhen abuzime financiare me rastin e organizimit të shëtitjeve apo të ekskursioneve, të mbrëmjeve të gjysmëmaturës, të mbrëmjeve të maturës, të fotografimit të nxënësve, etj.

- në të cilën biblioteka e shkollës nuk është e pajisur si duhet dhe sa duhet me lektyra shkollore, me literaturë profesionale, me vepra letrare artistike të autorëve kombëtarë apo të autorëve të huaj, me leksikone lëmenjsh të ndryshëm, me fjalorë fushash të ndryshme etj.;

- në të cilën një numër i mësuesve, i arsimtarëve apo i profesorëve shkojnë në shkollë, më shumë për të pushuar sesa për të punuar;

- në të cilën një numër i arsimtarëve apo i profesorëve, krahas punës në shkollë, janë të angazhuar edhe në ndonjë veprimtari tjetër;

- e cila (shkollë fillore), edhe pas tetë apo nëntë vjet arsimimi fillor, e përcjell nxënësin për në shkollë të mesme, pa ia mësuar drejtshkrimin e gjuhës amtare, d.m.th. të gjuhës shqipe;

- në të cilën (shkollë fillore), në gjysmëvjetorin e dytë të klasës tetë apo të nëntë, më tepër flitet për manifestimin e mbrëmjes së gjysmëmaturës, sesa që punohet në realizimin e planprogameve mësimore;

- në të cilën nxënësit e festojnë ditëlindjen në klasë;

- në të cilën, gjatë orës së mësimit takon nxënës në korridorin e shkollës apo në oborrin e shkollës;

- në të cilën nxënësit i ngjesin çamçakëzat në banka, në muret e klasës apo të korridoreve, në dritaret e klasës, në dyshemenë e klasës;

- në të cilën, për arsye të caktuara, bankave u mungon dërrasa ndër bankë, ndaj nxënësit s’kanë ku t’i vendosin çantat;

- në të cilën dërrasat e zeza janë bërë të papërdorshme;

- në të cilën shkumësat janë jocilësorë;

- në të cilën nuk kryhet rregullisht deratizimi (asgjësimi i minjve), dezinsektimi dhe çinfektimi i hapësirave shkollore, që si rrjedhojë minjtë qarkullojnë nëpër klasa;

- në të cilën klasat herë pastrohen, e herë mbeten pa u pastruar;

- në të cilën, rreth shportës së hedhurinave, pas pushimit të gjatë, grumbullohet sasi e madhe hedhurinash;

- në të cilën muret e kasave, të korridoreve apo të ndërtesës shkollore janë të mbushura me vizatime dhe shkaravina të ndryshme;

- në të cilën hartat gjeografike apo hartat historike vazhdojnë të jenë në përdorim, ndonëse janë vjetëruar, janë grisur dhe janë bërë të papërdorshme;

- në të cilën nxënësit e klasës kërkojnë leje nga arsimtari apo nga profesori për t’i lëshuar nga ora mësimore, për arsye se ndonjëri prej nxënësve e paskësh ditëlindjen;

- në të cilën një grup nxënësish – pesë a gjashtë sish - e pyesin profesorin: “Profesor, a mund të na lëshoni këtë orë?”

- e cila (shkollë), për arsye të caktuara, vlerësimin apo notimin e nxënësve nuk e kryen në mënyrë objektive;

Dukuri jo e mire e shkollave është edhe dhënia e dhuratave mësuesve, arsimtarëve apo profesorëve nga nxënësit, me rastin e 7 Marsit, “Ditës së Mësuesit” apo me rastin e 8 Marsit, “Ditës së Grave”.

* * *

Shkolla fillore nuk është shkollë po qe se i fryn notat e nxënësve, në mënyrë që ata të mundë të regjistrohen në gjimnaz apo në shkollë të mesme mjekësie, edhe pse nuk janë për shkolla të tilla.

Një gjimnaz nuk është gjimnaz, po qe se në të regjistrohen nxënës që janë për shkolla profesionale dhe suksesi të cilëve në fillore nuk i plotëson kriteret për regjistrim në gjmnaz.

Një gjimnaz nuk është gjimnaz po qe se regjistrimin e nxënësve nuk e bën me provim pranues.

Gjimnazi nuk është gjimnaz po qe se në të e vazhdojnë shkollimin nxënës të çrregullt apo me ‘korrespondencë’.

Shkolla e suksesshme duhet të marrë pjesë në gara shtetërore apo në ato ndërkombëtare.

Shkolla nuk është punë reklame, propagande apo punë e defilimit së drejtuesve të shkollave para kamerave televizive.

* * *

Në fakultetet që nxjerrin kuadër arsimor - mësues, arsimtarë apo profesorë shkollash të mesme, nuk duhet të pranohen nxënës të cilët nuk kanë të kryer gjimnaz dhe të cilët, në shkollë të mesme (gjimnaz), nuk kanë kaluar me “shumë mirë”, apo me “shkëlqyeshëm”.

Ligjet që kanë të bëjnë me arsimin, janë projektuar, janë votuar dhe janë miratuar nga kabinetet dhe nga personat, të cilët nuk kanë njohuri të duhur në lëmin e arsimit.

* * *

Testimi PIZZA është testim ndërkombëtar. Një prej qendrave të saj ndodhet në Paris.

Sipas rezultateve të arritura në këtë lloj testimi, Maqedonia është renditur e katërta në botë NGA FUNDI.

Kjo është brengosëse dhe shqetësuese.

 

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

STUDIM / Bashkimi kombëtar shqiptar sfidë serioze për diplomacinë e Fuqive të Mëdha

Ky punim shkencor është prezantuar në Konferencën shkencore me temë: “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

38 vjet nga ndarja e çmimit Nobel për Nënë Terezën

38 vite më parë, më 17 tetor 1979, humanistja më e madhe në botë me ...
 Më tepër
image

Film në Londër dedikuar sopranos Ermonela Jaho

Opera Mbretërore e Londrës do të nis xhirimet për një film dokumentar për sopranon shqiptare ...
 Më tepër