Fillimi | Arsimi | Në Universitetin e Tetovës, Ambasada e SHBA-ve e prezantoi programin Fullbright

Në Universitetin e Tetovës, Ambasada e SHBA-ve e prezantoi programin Fullbright

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Në Universitetin e Tetovës, sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e prezantoi programin Fulbright Scholar për studentët dhe stafin akademik. Përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA-ve, z. Gazmend Ilazi, gjatë prezantimit të këtij programi theksoi se programi Fullbright mundëson studime pasuniversitare për të gjithë ata studentë të cilët janë të interesuar që këto studime t’i vazhdojnë në ndonjë nga universitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ,,Sot jemi këtu në Universitetin e Tetovës për ta prezantuar programin Fullbright, i cili mundëson studime pasuniversitare për të gjithë studentët të cilët janë në studime deridiplomike dhe dëshirojnë t’i regjistrojnë studimet e tyre të masterit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose studentët të cilët e kanë të regjistruar masterin në Republikën e Maqedonisë, ose në ndonjë vend tjetër dhe dëshirojnë të bëjnë hulumtime në temën e masterit, ose kandidatë të cilët janë të regjistruar në doktoraturë dhe dëshirojnë të bëjnë hulumtime në temën e doktoraturës, gjithashtu edhe për programe të tjera të cilat i ofron Ambasada e SHBA-ve në Shkup”, tha Gazmend Ilazi.

Përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni, z.Gazmend Ilazi, studentët dhe stafin akademik të UT-së e njoftoi edhe me programe të tjera arsimore, të cilat u qëndrojnë në dispozicion personave të interesuar gjatë tërë vitit. Ai tha se deri më tani për këto programe ka mjaftë interesim nga ana e studentëve, kurse prezantimi i këtyre programeve para studentëve bëhet me qëllim që pres së afërmi t'i marrin informacionet e nevojshme.  

Programi Fulbright, për studentët e huaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për qytetarët e Maqedonisë ua mundëson studentëve pasdiplomikë, ekspertëve të rinj dhe artistëve nga jashtë, që të mësojnë dhe studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një vit ose më gjatë, në universitetet amerikane, ose institucione të tjera të ngjashme. Për të marrë pjesë në programin Fulbright për studentët e huaj, kandidati duhet t’i ketë të kryera studimet deridiplomike dhe të ketë diplomë ekuivalente me diplomën baçelor. Ndërsa afati i fundit për pranimin e kandidaturave është 31 maji 2017.    

 

Ndërsa visiting programi Fulbright për studiues ofron bursa për rreth 850 studiues të huaj nga më shumë se 10 vende për të kryer hulumtime të pas doktoratës në institucionet amerikane, për një semestër ose një vit. Për të marrë pjesë në këtë program, kandidati duhet të ketë diplomë doktorate, ose një trajnim profesional ekuivalent, ose përvojë në momentin e aplikimit dhe njohje të mjaftueshme të gjuhës angleze për ta zbatuar projektin. Për informacione shtesë rreth këtyre programeve që i ofron Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni,  të gjithë studentët e interesuar duhet të vizitojnë faqet online:  fulbright.state.gov ose macedonia.usembassy.gov, ndërsa afati i fundit për pranimin e kandidaturave  është 1 nëntor 2017.     

 

 

 

 

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër