Fillimi | Arsimi | Dekani i UT – së Prof. Dr. Xhezahir Idrizi mori pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Veterinare

Dekani i UT – së Prof. Dr. Xhezahir Idrizi mori pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Veterinare

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Dekani i UT – së Prof. Dr. Xhezahir Idrizi mori pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Veterinare

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës,  Prof. Dr. Xhezair Idrizi mori pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Veterinare dhe të Kafshëve që u mbajt në Beograd, prej 14 deri 18 nëntor 2016. Në këtë kongres, dekani Prof.Dr. Xhezair Idrizi ishte i shoqëruar edhe nga profesorët Doc. Dr. Xhabir Abdullahi, Doc. Dr. Fejzullah Fejzullahi dhe Dr. Sc. Erhan Sulejmani. Në këtë kongres, profesorët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit morën pjesë me punimet e tyre, me temë: “Prevalenca e tuberkulozit të gjedhit në rajonin e Pollogut gjatë periudhës 2008-2011” dhe “Karakterizimi mikrobiologjik i djathit të bardhë nga qumështi i papërpunuar dhe i pasterizuar i dhisë në Maqedoni”.

Sipas dekanit të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof.Dr. Xhezair Idrizi, kongresi ka pasur për qëllim që të mbulojë gjithë procesin para dhe pas kultivimit, që ka të bëjnë me prodhimin e atyre kafshëve dhe mjekësisë veterinare që merret me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, çrregullimin dhe lëndimet e të gjitha llojeve të kafshëve të buta dhe të egra. ,,Gjithashtu, mbulon blegtorinë, përfshirë të ushqyerit, rritjen, strehimin dhe kujdesin shëndetësor të kafshëve për të fituar prodhim maksimal, bagëtitë që kanë të bëjnë me kafshët shtëpiake, që ruhen kryesisht për qëllime ekonomike, të tilla si bagëtitë, buajt, dhentë, dhitë, devetë, derrat, kuajt, etj., dhe ku gjithashtu përfshihen edhe shpendaria dhe rritja e peshkut”, tha Prof. Dr. Xhezair Idrizi.

Në këtë kongres, po ashtu një temë e rëndësishme kanë qenë edhe shkencat ushqimore dhe teknologjike.

            Zyra për informim


Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër