Fillimi | Arsimi | Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit Prof. Dr. Xhezair Idrizi realizoi takim pune me përfaqësuesit e kompanive të rajonit të Pollogut

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit Prof. Dr. Xhezair Idrizi realizoi takim pune me përfaqësuesit e kompanive të rajonit të Pollogut

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit Prof. Dr. Xhezair Idrizi realizoi takim pune me përfaqësuesit e kompanive të rajonit të Pollogut

Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës, më 8 nëntor 2016, u zhvillua një takim mes drejtuesve të këtij fakulteti dhe përfaqësuesve të sipërmarrjeve që veprojnë në rajonin e Pollogut.

Takimi u realizua me ftesë të dekanit të FTUU, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, i cili që me emërimin e tij në krye të këtij fakulteti ka ndërmarrë hapa konkret dhe disa iniciativa të rëndësishme në funksion të bashkëpunimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve mes UT-së dhe sektorit privat. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga kompani të ndryshme, si: ,,Frigorifer Industrial - Royal”, ,,Pekon”, ,,Ponika Plus”, ,,Industriski Ladilnik”, ,,Vezë Sharri”, ,,Agro Munevere”, ,,Balkan”, ,,Cezarina Fejzi”, si dhe ,,MC Robin”.

Dekani, Prof. Dr. Xhezair Idrizi i shoqëruar edhe nga Mr. Sc. Vjollca Hasani, përgjegjëse e Zyrës për marrëdhënie dhe ndërlidhje me bizneset, i falënderoi përfaqësuesit e kompanive për bashkëpunimin dhe respektin e tyre që kanë për Universitetin e Tetovës, e sidomos për Fakultetin që ai e drejton, duke shtuar se edhe në të ardhmen ai do të angazhohet për përforcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. ,,Fakulteti ynë ndërmarrjeve të sipërpërmendura u ofron kushte konkrete bashkëpunimi, siç janë kryerja ose realizimi i analizave profesionale për ndërmarrjet që merren me prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimeve të ndryshme, organizimin e panairit ushqimor në ambientet e Universitetit të Tetovës, ku do të ekspozonin ofertën cilësore të produkteve ushqimore që ato prodhojnë për konsumatorët e rajonit të Pollogut dhe më gjerë, si dhe vijimin e bashkëpunimit për realizimin e praktikës së studentëve të Fakultetit të Teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit”, tha Prof. Dr. Xhezair Idrizi.

Ai, po ashtu përfaqësuesit e këtyre sipërmarrjeve i siguroi se fakulteti që ai e drejton në të ardhmen do të shërbejë si një urë lidhëse për krijimin e marrëdhënieve të reja të bashkëpunimit edhe me kompani të mirënjohura shqiptare nga Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë dhe mbarë rajoni.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e kompanive e falënderuan dekanin Prof. Dr. Xhezair Idrizi për ftesën dhe mundësinë që për së afërmi të diskutojnë për tema të ndryshme me interes të të dyja palëve, si dhe të shkëmbejnë ide për realizimin e disa projekteve të përbashkëta në të ardhmen. 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër