Fillimi | Arsimi | Në UT u mbajt tribuna me temë ,,Ndikimi i proceseve integruese euroatlantike në marrëdhëniet ndëretnike”

Në UT u mbajt tribuna me temë ,,Ndikimi i proceseve integruese euroatlantike në marrëdhëniet ndëretnike”

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Në UT u mbajt tribuna me temë ,,Ndikimi i proceseve integruese euroatlantike në marrëdhëniet ndëretnike”

  Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës dhe Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë, organizuan tribunë shkencore me temë: ”Ndikimi i proceseve integruese euro-atlantike në marrëdhëniet ndëretnike”.

Në këtë tribunë morën pjesë, zëvendësministri i Mbrojtjes, Doc. dr Bekim Maksuti, Kryetari i Këshillit Euroatlantik, Ismet Ramadani, Trifun Kostovski, drejtori ekzekutiv i Biznes klubit ,,ATA”, si dhe Prof. dr. Ylber Sela.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Doc.dr. Bekim Maksuri u shpreh se përmirësimi dhe promovimi i marrëdhënieve ndëretnike është një pikë kritike ku ne duhet të përkushtohemi për ta trasuar rrugën tonë të integrimeve euroatlantike. “Ideja e NATO-s dhe BE-së nënkupton investimet, ndërtimin dhe promovimin e vlerave që ndikojnë drejtpërsëdrejti në demokracinë, barazinë dhe bashkëjetesën ndëretnike. Angazhimi aktiv drejt këtyre vlerave themelore është çelësi për rrugën tonë euroatlantike, ashtu edhe për zhvillimin tonë si shoqëri”, tha Doc. dr. Bekim Maksuti.

Ndërkaq, Ismet Ramadani theksoi se kur flitet për marrëdhëniet ndëretnike duhet të theksohet se integrimet euroatlantike japin hapësirë, japin mundësi, domethënë ndërtohen marrëdhënie ndëretnike më të mira. “Në qoftë se ne synojmë vlerat euroatlantike, siç janë siguria, liria, demokracia, shteti ligjor dhe drejtësia, dialogu demokratik dhe ndërtimi i institucioneve demokratike dhe, në qoftë se ne i ndjekim këto vlera, atëherë kuptohet se këto vlera bëhen edhe e përditshmja jonë. Dhe në qoftë se kjo është e përditshmja jonë, atëherë edhe raportet ndëretnike vetvetiu zhvillohen pa ndonjë presion, pa ndonjë montim, pa ndonjë shtytje”, tha ai. 

Në këtë tribunë, po ashtu u bënë publike edhe rezultatet e hulumtimit 6 mujor, me temë: ,,Ndikimi i proceseve integruese euroatlantike në marrëdhëniet ndëretnike”.

Hulumtimi synon njohjen e qëndrimeve publike në drejtim të efekteve të integrimeve euro - atlantike në raportet e përgjithshme ndëretnike në vend.

 

 

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër