Fillimi | Arsimi | Në UT filloi afati i dytë i regjistrimit për studentët e rinj

Në UT filloi afati i dytë i regjistrimit për studentët e rinj

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Në UT filloi afati i dytë i regjistrimit për studentët e rinj

Në Universitetin e Tetovës filloi afati i dytë për regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2016/2017. Regjistrimi i studentëve të rinj në këtë afat zhvillohet në 13 fakultetet e Universitetit. Të gjithë kandidatët që nuk kanë mundur të regjistrohen në afatin e kaluar, për arsye të ndryshme, mund të aplikojnë në të gjitha drejtimet e 13 fakulteteve të UT-së, në të cilat ka vende të lira.

Përgjegjësi i Zyrës për Arsim i UT-së, Dr. sc. Ibrahim Neziri tha se interesimi i studentëve të rinj për t’u regjistruar në Universitetin e Tetovës, në afatin e parë ka qenë mjaftë i madh, por dhe në këtë afat është në të njëjtin nivel. “Duke filluar nga sot, 30 gusht, e deri më 2 shtator, në universitetin tonë do të zhvillohet afati i dytë i regjistrimit për vitin akademik2016/2017. Në afatin e parë ka pasur interesim të madh nga ana e kandidatëve për t’u regjistruar në universitetin tonë, por edhe në këtë afat vërehet interesim i madh nga ana e kandidatëve të cilët dëshirojnë që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin e Tetovës. Ne besojmë se deri më 2 shtator, gjatë ditëve në vazhdim, interesimi i aplikantëve do të jetë edhe më i madh. Në drejtimet në të cilat ka provime pranuese, kandidatët provimit do t’i nënshtrohen më 3 shtator, respektivisht ditën e shtunë”, tha Dr. sc. Ibrahim Neziri, përgjegjës i Zyrë për Arsim në Universitetin e Tetovës.

Të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin e Tetovës, duhet t’i kenë të rregulluara dokumentet për aplikim dhe regjistrim, si: Fletëparaqitje (merret në hapësirat e Universitetit); Dëftesat origjinale nga shkollimi i mesëm; Diplomë për kryerjen e shkollës së mesme; Certifikatë nga libri amzë i të lindurve; Certifikatë për nënshtetësi.

 

Procesi i aplikimit për regjistrimin e studentëve të rinj do të zhvillohet deri më 2 shtator 2016. Nëse në këtë afat do të mbeten vende të lira në drejtime të ndryshme, Universiteti i Tetovës do të shpall edhe afatin e tretë për regjistrim në ato vende.                                                                                                        

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër