Fillimi | Arsimi | Atasheu francez Sebastian B. Bonter mbajti ligjëratë në USHT

Atasheu francez Sebastian B. Bonter mbajti ligjëratë në USHT

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Atasheu francez Sebastian B. Bonter mbajti ligjëratë në USHT

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës qëndroi për vizitë Atasheu për Bashkëpunim Ndërqeveritar në Ambasadën e Republikës së Francës, z. Sebastian B. Bonter bashkë me drejtoreshën e Aleancës Franceze në Tetovë,  znj. Julie Chamberland. Gjatë vizitës së tij në USHT, Atasheu Sebastian B. Bonter mbajti një ligjëratë para studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit Juridik, me temë “Liria e Fjalës dhe e Shprehjes së Lirë”. Dekani i Fakultetit Juridik të USHT-së, Prof. dr. Mersim Maksuti theksoi se kjo temë është zgjedhur me qëllim se është mjaftë aktuale në vendin tonë duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike në vend. Nga ana tjetër, Prof. dr. Bashkim Selmani theksoi se kjo ligjëratë është si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm mes USHT-së dhe Aleancës Franceze në Tetovë.

Drejtoresha e Aleancës Franceze në Tetovë, Julie Chamberland tha se Aleanca Franceze edhe këtë vit do vazhdojë me ciklin e debateve me qëllim që t’i ndihmojë studentët me njohuri të reja. “Është nderë për ne që të vazhdojmë ciklin e debateve që i kemi filluar nga viti i kaluar. Qëllimi i këtyre tribunave është që përmes bashkëpunimit tonë t’i shpalosim idetë tona. Po ashtu, në kuadër të këtij bashkëpunimi i njoftojmë studentët e Fakultetit Juridik për mundësitë që i ofron Franca për studimet e drejtësisë, sidomos ato të ciklit të dytë. Aleanca Franceze në Tetovë bashkëpunon fuqishëm me Ambasadën e Francës në Republikën e Maqedonisë dhe ndihmon lidhshmërinë e studentëve me Ambasadën e Francës, me qëllim që studentët ta mësojnë gjuhën frënge nëpërmes kurseve që iu ofrojmë dhe për këtë, të gjithë të interesuarit mund të na kontaktojnë neve dhe ne do t’i ndihmojmë në këtë drejtim”, tha Julie Chamberland, drejtoresha e Aleancës Franceze në Tetovë.

Atasheu për Bashkëpunim Ndërqeveritar në Ambasadën e Republikës së Francës, z. Sebastian B. Bonter në ligjëratën e tij u fokusua në shumë çështje që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes, ai u fokusua në ngjarjet e fundit që ndodhën me revistën Charlie Hedbo në Paris, si dhe lirisë së mediave në Maqedoni. Ai, po ashtu rëndësi të veçantë i kushtoi edhe artikullit të dhjetë të të drejtave të njeriut. “Liria e fjalës dhe e shprehjes së lirë është akt i demokracisë. Pa lirinë e të shprehurit s’ka demokraci. Ne jemi dëshmitar se kohëve të fundit se ndaj lirisë së të shprehurit ka pasur disa sulme, unë do të fokusohesha tek rasti i fundit që ndodhi në Francë ndaj revistës Charlie Hebdo në Paris, që ishte një shok për gjithë botën. Në qoftë se do t’i referohemi vendit tuaj, pra Republikës së Maqedonisë, dje nga Organizata ndërkombëtare me renome botërore “Reporterët pa kufi”, u tha  se Maqedonia në listën për lirinë e medias rangohet në vendin e 180, domethënë ka ngecje, pasi më parë ka qenë në rang listë në vendin e 140 dhe ka shënuar rënie marramendëse për dyzet vende. Kjo tregon qartë se Maqedonia ka raport mjaftë të keq dhe se  dëshmon për një ngulfatje të fjalës së lirë. Kur diskutojmë për lirinë e të shprehurit, ne çdoherë thirremi në Gjykatën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e njeriut, aty ka një ndalesë dhe këtu Gjykata tregon se Liria e të shprehurit përmban konsulante bazë të demokracisë”, tha Sebastian B. Bonter, Atashe për Bashkëpunim Ndërqeveritar në Ambasadën e Republikës së Francës.

Në ligjëratën e sotme që e zhvilloi në USHT, Atasheu për Bashkëpunim Ndërqeveritar në Ambasadën e Republikës së Francës, z. Sebastian B. Bonter foli edhe për ngjarjet e fundit politike në Maqedoni, si dhe për gjendjen e rëndë të gazetarëve duke shtuar se në një shtet ku fjala e lirë është e kufizuar, atëherë në atë vend nuk mbizotëron demokracia. Bonter gjithashtu tha se është shqetësues fakti ku prej një gazetari kërkohet që t’i jep llogari shtetit, ku dihet botërisht se pa gazetarë s’ka demokraci, por edhe gazetarët duhet t’u përmbahen kodeve dhe etikës gazetareske.

 

Zyra për informim 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër