Fillimi | Arsimi | Rektori i USHT-së Prof.Dr.Vullnet Ameti mori pjesë në promovimin e veprës “Enciklopedia Antologjike e Mendimit Shqiptar 1807-1957”

Rektori i USHT-së Prof.Dr.Vullnet Ameti mori pjesë në promovimin e veprës “Enciklopedia Antologjike e Mendimit Shqiptar 1807-1957”

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Rektori i USHT-së Prof.Dr.Vullnet Ameti mori pjesë në promovimin e veprës “Enciklopedia Antologjike e Mendimit Shqiptar 1807-1957”

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në promovimin e veprës “Enciklopedia Antologjike e Mendimit Shqiptar 1807-1957”, e shkrimtarit Ndriçim Kulla, e cila u promovua në Tiranë. Në këtë eveniment, Rektori i USHT-së, Prof. Dr.Vullnet Ameti ishte i shoqëruar edhe nga Dekani i Fakultetit Filologjik, Doc. Dr.Fatmir Sulejmani, Dekani i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr.Fatbi Osmani dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike– Natyrore, Prof. Dr.Fauzi Skënderi. Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Rektori i USHT-së, Prof. Dr.Vullnet Ameti vlerësoi se, “Enciklopedia Antologjike e Mendimit Shqiptar 1807-1957, e cila na vjen në tri vëllime, nga autori Ndriçim Kulla, është një dëshmi e kohës dhe një dëshmi intensive krijuese e një letrari dhe diagnostiku të madh, siç e njohim Ndriçim Kullën, sa i përket përzgjedhjes së temave dhe fjalëve, autorëve dhe figurave të shquara kombëtare, të cilët ai i ka sjell ashtu siç nuk i kemi njohur deri më tani, duke e begatur këtë enciklopedi edhe me dëshmi origjinale, pjesërisht të pabotuara deri më tani, të mendimtarëve të shquar të kombit, të viteve 1807-1957. Falë një fiksimi të caktuar të shikimit të autorit në skenën kombëtare, enciklopedia, të cilën e kemi përpara, pasqyron tiparet karakterizuese të një gjysmëshekulli të tërë të historisë së mentalitetit shqiptar. Përmes autorëve, si Merxhani, Koliqi, Meksi, Zavallani, Aleksandër Xhuvani, Arshi Pipa, Eqrem Çabej, Kristo Floqi, Mitrush Kuteli, Martin Camaj, etj., ne mësojmë edhe për ndërthurjet historike-politike të asaj periudhe kohore, e cila karakterizohet me kontributin e madh të një gjenerate të tërë intelektualësh, të cilët në periudha të vështira sundimi ditën ta ruajnë dhe ta avancojnë çështjen kombëtare deri në krijimin e shtetit shqiptar, për të vazhduar më pas në krijimin e një uniteti gjithëkombëtar, i cili karakterizohet me një korpus të përbashkët vlerash, siç janë gjuha, kultura, simbolet, traditat, doket dhe zakonet”, deklaroi Rektori i USHT-së, Prof. Dr.Vullnet Ameti.

Ai, më tej shtoi se ky është lajtmotivi, të cilin e ndjek autori Ndriçim Kulla në këtë Enciklopedi unikate, e cila dallohet për shumëllojshmërinë dhe origjinalitetin e temave që ngërthen, por edhe për praninë publike të babaxhanëve tanë të prezantuar, të cilët flijuan gjithçka për shqiptarizmin, jetën e tyre, pasurinë, familjen. “Ne kemi fat, që përpara kemi një krijues, i cili gjen fjalë për të përshkruar gjithçka, gjen figurat më eminente nga jeta jonë kolektive, që neve na e bëjnë të ditur se në çfarë rrethanash mund të jetojë, vuajë dhe dashurojë pasioni dhe flijimi për atdheun. Me këtë rast, unë kam një emocion të pazakontë patriotik për faktin, që në këtë Enciklopedi të krijuesit Ndriçim Kulla gjej një sërë autorësh, të cilët, me punën e tyre atdhetare, nuk kanë dhënë vetëm për Shqipërinë, por edhe për shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Në sajë të veprës së tyre ne sot shijojmë unitetin e mëtuar nga ata dhe jemi krenar për identitetit tonë dhe vlerat e përbashkëta kombëtare. Jo rastësisht, autori Ndriçim Kulla e ka lënë në sfond gjeneratën e viteve të mëvonshme, por edhe gjeneratën e vet, duke e drejtuar shikimin kah ai brez më i hershëm i intelektualëve, kah ai brez i artë intelektualësh dhe veprimtarësh, të cilët e kanë pasur të patjetërsueshme ta provonin veten e tyre sa i përket kauzës kombëtare, frutat e së cilës i gëzojmë ne sot si shqiptarë anembanë. Pra, është pena e Ndriçim Kullës, e cila na e mundëson përjetimin e gjithë kësaj”, shtoi mes tjerash Rektori i USHT-së, Prof. Dr.Vullnet Ameti.

Po ashtu, Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti para auditorit ku ishin të pranishëm edhe zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Nora Malaj, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr.Dhori Kule dhe Rektori i Universitetit të Elbasanit, Prof. Dr. Liman Varoshi, si dhe shumë personalitete të tjera të jetës akademike, e ka falënderuar autorin Ndriçim Kulla për qartësinë depërtuese, me të cilën po na e servon këtë dokument të kohës dhe njëkohësisht përjetimin krijues për një gjeneratë të tërë intelektualësh dhe patriotësh, të cilët krijuan dhe vepruan për të mirën tonë të përbashkët kombëtare.  

 

Zyra për informim

 

 

 

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër