Fillimi | Arsimi | Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Britanisë së Madhe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Britanisë së Madhe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Britanisë së Madhe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Britanisë së Madhe, kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi. Ky memorandum u firmos nga Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë e Britanisë së Madhe, z. Zenel Hoxha. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që palët të mundësojnë që të realizohet: “Prezantimi dhe implementimi i kurikulave shtesë, me akreditim nga universitete prestigjioze Britanike; Mbështetja për rritjen e nivelit të përdorimit të gjuhës angleze dhe implementimin e testimit dhe certifikimit ndërkombëtar Cambridge ESOL – Bulats, për të gjithë studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës; Krijimi i “Qendrës së Certifikimit të Standardeve”, i cili do të jetë platformë që do të iniciojë projekte studimore për profesorët e Universitetit, studentët më të mirë, profesorët e universiteteve evropiane dhe botën e biznesit. Objektivi i parë do të jetë organizimi i konferencave shkencore rajonale dhe ndërkombëtare; Binjakëzimi i Universitetit me universitete prestigjioze Britanike, me qëllim këmbimin e përvojave shkencore; Krijimi i një Këshilli Lobues për promovimin dhe marketimin e sferës intelektuale të Universitetit, me referim në përvojën e ekonomisë së tregut evropian në këtë fushë; Krijimin dhe manaxhimin e mekanizmave investues, për realizimin e projekteve të ndryshme të iniciuar nga Universiteti, si dhe krijimi i një moduli për fushat e shkencave të manaxhimit të shëndetit.

Po ashtu, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Britanisë së Madhe ka marrë përgjegjësi që të propozojë kurikula evropiane të realizuara nga ekspertë evropianë në përgjigje të nevojave të Universitetit; Dhoma të angazhohet të analizojë kurikulën aktuale të gjuhës angleze të implemetuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe të bëjë propozime për ndryshime të nevojshme, me qëllim rritjen e nivelit të njohëshmërisë së anglishtes nga studentët, në mënyrë që ata të jenë sa më të suksesshëm në provimin dhe certifikimin ndërkombëtar, të ofruar nga Dhoma nën logon e Cambridge ESOL – BULATS; Dhoma angazhohet të përgatisë dhe të ofrojë projektin për ndërtimin institucional të “Qendrës së Certifikimit të Standardeve”, ku Dhoma do të mundësojë marketimin dhe komercializimin e të arriturave intelektuale të këtij Instituti; Dhoma do të propozojë dhe mundësojë  lidhjen e Universitetin Shtetëror të Tetovës me universitete simotra nga Britania e Madhe; Dhoma do të ofrojë ekspertizën e saj dhe do të ndërtojë një këshill të përbashkët lobues, i cili do të punojë për mbështetjen e gjithanshme, brenda dhe jashtë vendit; Dhoma angazhohet të bashkëpunojë për krijimin e mekanizmit të nevojshëm ligjor për tërheqjen e investimeve përmes projekteve bashkëkohore.

Ndërsa, Universitetit Shtetëror i Tetovës ka marrë për sipër që të bëjë propozimet për kurikulat shtesë dhe të angazhohet të përkujdeset për implementimin në nivel evropian të kurikulave të reja. Të bashkëpunojë me partnerin për përmirësimin e kurikulës së gjuhës angleze, sipas udhëzimeve të partnerit, si edhe të mundësojë logjistikën e nevojshme për realizimin me sukses të certifikimit në nivelin evropian të njohjes së gjuhës angleze. Të përzgjedhë dhe të angazhojë pedagogët dhe studentët e ekselencës në Qendrën e Certifikimit të Standardeve, si edhe krijimin e të gjithë faciliteteve të nevojshme për këtë objektiv. Të tregojë nivel të lartë bashkëpunimi me universitetet simotra Britanike, të sugjeruara nga partneri. Të jetë i gatshëm dhe të mbështes partnerin në veprimtarinë e tij, si dhe të bashkëpunojë për realizimin e grupit të nxitjes së investimit.

Marrëveshja ndërmjet palëve është lidhur për një periudhë shtatëvjeçare, nga data e nënshkrimit, dhe me këtë bashkëpunim Dhoma Britanike e Tregtisë dhe Industrisë mendon t’i bashkohet Universitetit Shtetëror të Tetovës me kontributin e vet për të arritur objektivat evropiane.

 

Zyra për informim

 

 

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër