Fillimi | Arsimi | USHT promovoi absolventët e vitit akademik 2013/2014

USHT promovoi absolventët e vitit akademik 2013/2014

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image USHT promovoi absolventët e vitit akademik 2013/2014

Me një ceremoni solemne, Universiteti Shtetëror i Tetovës, promovoi sot (1.06.2014) absolventët e vitit akademik 2013/2014. Në këtë aktivitet madhështor, ku ishin të pranishëm rektorë universitetesh, ambasadorë të huaj, përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof.Dr.Arbër Çeliku theksoi se dita e sotme, është një festë e madhe për të gjithë ne, sepse pikërisht sot, po kurorëzohet, suksesi i një gjenerate të tërë akademikësh, të mbledhur në oborrin e këtij pallati madhështor universitar, tok me familjarët e tyre, nga të gjitha trojet tona: nga Ohri, Struga e Dibra, nga Manastiri, Prilepi e Kërçova, nga Gostivari, Tetova, Shkupi e Kumanova, por edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës.

Në fjalën e tij drejtuar absolventëve, prorektori Prof.Dr. Arbër Çeliku, u shpreh: “Këtë ditë, ju po ndaheni nga ne, për ju po fillon një fazë e re jetësore, ose mbase ka filluar tashmë. Shkollimi në Universitetin Shtetëror të Tetovës do të jetë pika më kulmore në CV-në tuaj, ose më mirë thënë, pika e vetme, së cilës mund t’i referoheni me dinjitet dhe krenari, kudo që do të konkurroni për punë, brenda dhe jashtë vendit. Ne të gjithë, stafi drejtues i Universitetit dhe profesorët, jemi përpjekur që të jemi sa më pranë jush, në rrugën e formimit tuaj akademik dhe besoj, se ia kemi arritur bashkë qëllimit. Çdo sukses i juaji e bën edhe më dinjitoz, edhe më të mirë Universitetin Shtetëror të Tetovës. Dhe na njoftoni vazhdimisht për suksesin tuaj, lajmëroheni sa herë që të korrni suksese në profesionet tuaja, apo sa herë që ta ndieni të nevojshme ta vizitoni Universitetin Shtetëror të Tetovës. Përhapeni fjalën e mirë ngado që të shkoni,  sepse Universiteti ynë do të ketë nevojë për të gjithë ju, madje edhe më fuqishëm, në të ardhmen. Detyrë parësore e çdonjërit prej nesh është të kontribuojë deri në amshim për këtë universitet, sepse vetëm në këtë mënyrë do të çohet në vend amaneti i të parëve tanë dhe do të mund të kontribuojmë bashkërisht për të mirën tonë të përgjithshme”, tha prorektori Çeliku.

Para qindra absolventëve dhe mysafirëve, me fjalë rasti u drejtua edhe Zv/ministri për Arsim dhe Shkencë Safet Neziri. 

 “Universiteti shtetëror i Tetovës, si çdo institucion i lartë arsimor, i ofron komunitetit një shërbim të vyer, rritja e cilësisë së shërbimit dhe përsosja e nivelit të mësimdhënies dhe kërkimi shkencor arrihen nëpërmjet komunikimeve të vazhdueshme dhe të frytshme me studentët. Dhe në këtë segment Ministria e Arsimit e Republikës së Maqedonisë, përpiqet të zgjeroj dhe modernizojë mjediset, duke nisur nga laboratorët, bibliotekat informatizimin e deri te një kampua i vërtetë universitar”, deklaroi Safet Neziri.

 

Ndërkaq, Rektori i USHT-së, Prof.Dr.Vullnet Ameti, veçoi se kjo ditë është një përjetim i veçantë shpirtëror, në radhë të parë, për prindërit e pranishëm në numër të madh këtu sot, që bijtë dhe bijat e tyre pajisen me diplomën universitare, që ata i bën të ndihen krenarë si kurrë ndonjëherë më parë.

“ Në vigjilje të 20 vjetorit të themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në librin e madh të historisë tonë universitare, ne po e shënojmë edhe datën e sotme, 1 qershorin e vitit 2014, këtë ditë kaq madhështore për të gjithë ne, sepse sot mbi 800 studentë të profileve të ndryshme: mjekë, inxhinierë, historianë, pedagogë, psikologë, juristë, ekonomistë, gjuhëtarë, përmbyllin studimet dhe së bashku me prindërit, familjarët dhe profesorët e tyre festojnë për suksesin e arritur me mund dhe sakrificë” theksoi Rektori i USHT-së, i cili po ashtu vuri në dukje se Universiteti Shtetëror i Tetovës sot po mburret me të gjithë ju, me punën dhe suksesin tuaj, sepse kjo dëshmon qartë se në auditorët tanë, falë profesorëve dhe asistentëve kompetentë, ambiciozë dhe arsimdashës, u kalit një plejadë e re profesionistësh nga të gjitha fushat, e cila do të jetë në shërbim të komunitetit të gjerë dhe do të garantojë një jetë më të mirë dhe më cilësore për të gjithë ne.

Fjalë përshëndetëse në këtë solemnitet akademik, mbajtën edhe kryetari i PS-USHT-së, Shaban Arsllani dhe dy absolventët Doruntina Musa dhe Premton Qamili, të cilët gjatë studimeve të tyre kanë shënuar suksese të larta.

Ceremonia e promovimit të absolventëve të USHT-së, përfundoi me programin artistik të  përgatitur nga   Prof.Selami Kolonja dhe Prof.Bajramali Idrizi

 

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër