Fillimi | Aktuale | 8 Marsi në Tetovë, me aktivitete dhe protestë për barazi gjinore

8 Marsi në Tetovë, me aktivitete dhe protestë për barazi gjinore

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image 8 Marsi në Tetovë, me aktivitete dhe protestë për barazi gjinore

Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të gruas, Komuna e Tetovës e shënoi me një sërë aktivitetesh me qëllim që ky manifestim të jetë sa më dinjitoz.

Këtë ditë, organizatat joqeveritare  organizuan edhe një "Marsh protestues për barazi gjinore",  të cilit iu bashkangjit edhe kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi.

“Fillimisht gjatë paraditës sot vizituam, gratë në repartin e maternitetit dhe shpërndamë lule për gjithë stafin e klinikës gjinekologjike dhe për të gjithë pacientët atje, mandej kishim aktivitet në komunë ku grave të cilat kishin kaluar kurse në katër lëmi të ndryshme u ndamë certifikata këtij marshi të OJQ-ve iu bashkangjita me kënqësi, ndërkaq në mbrëmje është caktuar Ekspozita e grave krijuese, dhe natyrisht do ta vizitoj edhe gruan e njërit prej dëshmorëve tonë të luftës” tha  Teuta Arifi, kryetare Komunës së Tetovës.

 Xhane Kreshova, nga  Forumi i Gruas në Tetovë, theksoi se gratë ende janë të diskriminuara në rashfin politik.

“Shfrytëzojmë rastin që të protestojmë, pasi  si gra, duam barazi gjinore mendojmë që të drejtat tona nuk janë përmbushur dhe kjo nuk do të thotë se ne menjëherë do t’i fitojmë, do të duhet një “luftë” më e gjerë më e gjatë që gratë të vijnë deri në një shkallë ku barazia gjinore do të kuptohet edhe nga meshkujt si një kërkesë e nevojshme demokratike” vlerësoi Xhane Kreshova.

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e gruas, në qytetin e Tetvoës është festuar edhe nja një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të cilët sot, kanë frekuentuar rrugëve të qytetit për të blerë dhurata të ndryshme.

Mirëpo, studentët vlersojnë se 8 Marsi nuk është e vetmja ditë që duhet respektuar gruaja, sepse ajo meriton  vazhdimisht respektin tonë.

 “Vlerësoj se një ditë është pak që të nderohet gruaja, gruaja meriton më shumë se sa një ditë të nderohet e jo vetëm 365 ditë. Mendoj se një ditë nuk ia vlen për femrën, ajo duhet gjithmonë të respektohet, fundja të gjithë duhet të jemi të përkushtuar ndaj nënës për çdo ditë, megjithatë sot si gjithë të tjerët edhe ne kemi dalur për të blerë ndonjë dhurat simbolike për më të dashurit tonë”- tha Florije Sinani, studente e USHT-së.

 

Kryetarja e Komunës së Tetovës ka premtuar se institucioni që ajo përfaqëson, në të ardhmen do të intisifikojë  dinamikën e aktiviteteve të këtilla,  me qëllim që qyteti të frymëzojë sa më shumë, duke përcjellur mesazhin që femrat shqiptare të punojnë sa më shumë për veten, që të fitojnë edhe përkrahjen e të tjerëve.

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër