Fillimi | Aktuale | Studimi: Nënat që punojnë ndiejnë dyfishin e fajit ndaj familjes dhe punës

Studimi: Nënat që punojnë ndiejnë dyfishin e fajit ndaj familjes dhe punës

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Të bekuara me fëmijë dhe me një karrierë jashtë shtëpisë, mamatë që punojnë duket sikur kanë gjithçka. Por në fakt ato vuajnë prej një ndjesie të dyfishtë faji, për shkak se puna i bën të ndihen nëna të këqija dhe familja, punëtore të dobëta, tregon një studim.
Kërkuesit zbuluan se mamatë që punonin ndiheshin më keq gjatë kohës që ishin në zyrë krahasuar me baballarët dhe kishin mendime më negative rreth familjes kur ishin në punë. Të dy partnerët mendojnë rreth familjes, por vetëm për mamatë ky lloj mendimi është i lidhur me rritjen e stresit dhe emocione negative.

Shira Ofër (Offer), një asistente profesoreshë në Departamentin e Sociologjisë dhe Antropologjisë në Universitetin Bar-Ilan në Izrael, studioi aktivitetin mendor të prindërve që kanë punë nën presion. Sipas saj mendimet dhe shqetësimet mund të dëmtojnë performancën, të vështirësojnë përqendrimin dhe të largojnë gjumin.

Studimi, i prezantuar në Lidhjen Sociologjike Amerikane, mbështetet mbi të dhënat e familjeve të klasës së mesme dhe balancës së tyre mes punës dhe jetës familjare.
Studimi analizoi 402 nëna amerikane dhe 291 baballarë nga familje me të ardhura të dyfishta, të cilët plotësuan një anketë dhe mbajtën një ditar emocional.

Asistente profesoresha Ofër zbuloi se nënat që punonin e shpenzonin një të katërtën e kohës që ishin zgjuar, duke bërë punë mendore. Baballarët që punonin shpenzonin një të pestën e kohës së punës, për të njëjtin aktivitet.

Kjo llogaritet si afërsisht 29 dhe 24 orë në javë për punë mendore respektivisht për mamatë dhe baballarët.

Rreth 30 për qind e kohës që shpenzohej për punë mendore, shkonte për çështje familjare. Vitin e shkuar, Viktoria Bekam (Victoria Beckham) tregoi për fajin që ndiente kur shkonte në punë. Nënë e katër fëmijëve, Bekam, pranoi se vështirësia e drejtpeshimit mes të qenët nënë dhe detyrimeve ndaj linjës së veshjeve, e bënte të ndihej vazhdimisht në faj.

Duke folur për Festivalin e Vogue në Londër, 39-vjeçarja tha: “Mendoj se të bën të ndihesh e ndarë më dysh, por kam njerëz të mrekullueshëm që përballojnë axhendën time dhe gjithçka rrotullohet rreth fëmijëve”.

Studimi tregon se diferencat gjinore që ekzistojnë në punën mendore janë më tepër çështje cilësie sesa sasie. Kjo për shkak se nënat mbartin përgjegjësinë më të madhe për kujdesin ndaj fëmijëve dhe për jetën familjare. Kur ato mendojnë rreth çështjeve familjare, priren të mendojnë rreth aspekteve më pak të kënaqshme dhe kanë më shumë gjasa të shqetësohen. Sipas asistente profesoreshës Ofër, është e ditur që nënat janë ato që rregullojnë oraret e punës për të plotësuar detyrimet familjare dhe për të qëndruar në shtëpi kur fëmijët janë sëmurë.

Mamatë ndihen se nuk janë të përkushtuara sa duhet ndaj punës dhe duhet të punojnë më shumë për të marrë ritmin dhe si rezultat shqetësohen me çështje pune edhe kur janë jashtë vendit të punës.

Duke vepruar kështu, del në pah fajësia e dyfishtë e presionit për të qenë një nënë e mirë dhe një punëtore e mirë.

Baballarët me edukim të lartë që mbajnë poste profesionale dhe menaxhuese, më shpesh e zënë kohën kur janë në shtëpi duke u marrë me çështje pune.

Megjithatë e vërteta është se baballarët e kanë më të thjeshtë të lënë pas shqetësimet e punës dhe janë më të zotë të ndajnë punën nga shtëpia. Kjo falë mbështetjes që marrin nga bashkëshortja, e cila mban përgjegjësinë më të madhe dhe balancon detyrimet e prindërve ndaj fëmijëve, transmeton Gazeta Shqip.

Edhe pse është e vërtetë që baballarët e sotëm janë më të përfshirë në kujdesin ndaj fëmijëve dhe bëjnë më shumë punë shtëpie, krahasuar me brezat e mëparshëm, pesha më e madhe bie mbi nënat, të cilat duhet të sakrifikojnë për të përballuar edhe punën, edhe familjen.

Këshilla

Dhjetë mënyra për të arritur të mesmen e artë mes punës dhe familjes
Mos u ndieni në faj
Gjeni kujdestarë të mirë për fëmijët tuaj
Organizoni mëngjesin për të siguruar nisje të mbarë të ditës
Krijoni një kalendar familjar ku të parashikoni aktivitetet e rëndësishme për secilin
Kërkoni lehtësira në punë
Ndani ngarkesën e familjes me bashkëshortin
Ruani komunikimin me fëmijët gjatë ditës
Pakësoni shpërqendrimet dhe gjërat që ju çojnë kohën dëm.
Krijoni aktivitete familjare të shpeshta
Kaloni kohë të vlefshme me bashkëshortin (botasot.info)

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër