Fillimi | Aktuale | Zëri i tenorit Hushi jehoi në gjashtë vjetorin e Pavarësisë

Zëri i tenorit Hushi jehoi në gjashtë vjetorin e Pavarësisë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Zëri i tenorit Hushi jehoi në gjashtë vjetorin e Pavarësisë

ëri i tenorit Agim Hushi ka jehuar sonte në njërën prej sallave Hotelit “Swiss Diamond” në Prishtinë, ku ka interpretuar fillimisht vargjet e veprës muzikore të Xhuzepe Verdit “Dio mi potevi” dhe pastaj edhe të Tosca Puccinit “E lucevan le stelle”.


Tenori Agim Hushi

Pas kësaj, tenorit Hushi iu është bashkuar sopranoja, Irena Nikolla për të kënduar në duet veprën tjetër muzikore të Puçinit “Visi darte” duke e lënë të mahnitur publikun e shumtë, të cilët i duartrokitën gjatë për interpretimin që sollën për nder të gjashtë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.


Tenori Agim Hushi dhe sopranoja Irena Nikolla gjate duetit


Sopranoja Irena Nikolla gjate interpetimit te saj

Koncertin e tij recital, Agim Hushi e ka vazhduar me “O fede negar potesi” dhe “No pazzo son”.

Për ta madhëruar këtë koncert, në skenë doli këngëtari i muzikës popullore Luan Hajra, i cili ishte i ftuar si mysafir special, i cili para publikut këndoi këngët “Lulëzoi fusha” dhe “Krisi topi gjëmon deti”.


Luan Hajra


Tenori Agim Hushi dhe kengetari Luan Hajra

“Për herë të parë emrin Kosovë e kam dëgjuar në lagjen time të Kavajës. Pastaj, u rrita me atë dëshirën e madhe për ta parë nga afër këtë vend dhe këtë tokë që është shqiptare. Jam tejet i nderuar që ëndrra ime e vjetër për të interpretuar në Kosovë mu realizua sonte”, u shpreh para audiencës tenori Agim Hushi, para se të fillonte të interpretonte vargjet e “No pazzo son”, “Granada”, “Intermezzo Cavallerie”, “Tu cha nun chiagne” dhe vepra të tjera muzikore në programin e vitit jubilar, që u mbajt nën përkujdesjen e kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi dhe me mbështetjen e Fondacionit “Behgjet Pacolli”.

Para se të përfundonte ky koncert, tenori Hushi ka interpretuar në duet me këngëtarin Luan Hajra veprën “O solo mio” dhe më pas edhe me Irina Nikollën “Tu cha nun chiagne”, pasi kjo e fundit më herët interpretoi “Visis darte” dhe “Voi lo sapete o mama". 

 

 

Ndërsa aktori i njohur, Mirush Kabashi, në koncertin e së premtes ka recituar vargjet e poezisë “Shqypnia” të shkrimtarit të madh shqiptar At Gjergj Fishta, me të cilat emocionoi publikun, ku të pranishëm ishin edhe ministra, akademikë, politikanë dhe personalitete të skenës së muzikës shqiptare.


Mirush Kabashi, aktor

“Unë jam pozitiv si njeri dhe falënderoj Zotin që më bëri të tillë. Kam ardhur në Kosovë, pas çlirimit të saj, por në vitin 2005, kam mbajtur një koncert së bashku me tre tenorë të tjerë. Një koncert i tillë padyshim na nderon ne si artistë, kulturën shqiptare mbi të gjitha dhe diplomacinë e politikës shqiptare, ku ashtu siç u pa, ndërkombëtarët u mahnitën sonte me këtë koncert të cilëçt në këtë nivel nuk mund t’i shohin as artistët e tyre”, ka deklaruar për “KultPlus” tenori Agim Hushi, duke uruar popullin e Kosovës për festën e Pavarësisë.

Nga ana tjetër, sopranoja Irena Nikolla, që shoqëroi në koncertin recital Hushin, theksoi se ky koncert ishte një surprizë për të dhe nuk hezitoi fare të vinte në Prishtinë kur mori ftesën.


Irena Nikolla, soprano

“Për mua ishte nder që të vija dhe të interpretoja në një koncert si ky. Në një sallë modeste, por shumë kuptimplote bëra përpjekje që spektatorit t’i jepja afërsinë me interpretimin tim. Çdo fjalë dhe lëvizje e bëra që të dal sa më origjinale”, tha Nikolla e cila që nga viti 1990 është këngëtare soliste në Teatrin e Operës dhe Baletit në Republikën e Shqipërisë dhe po ashtu edhe pedagoge në Akademinë e Arteve të Bukura.


Agim Hushi dhe Irena Nikolla

Tenori Agim Hushi është i lindur në qytetin e Kavajës. Në vitin 1995 u emërua tenori kryesor në Operën Shtetërore Hungareze, ku interpretoi role të mëdha. Ai mban tituj dhe dekorata të Akorduara nga Presidenti i Republikës “Mjeshtër i madh”, “Nderi i Qytetit të Kavajës” si dhe titullin Profesor nga Universiteti i Qingdaos në Kinë.


Tenori Agim Hushi dhe dirigjenti nga Bosnja dhe Hercegovina, Andria Pavliq

Ndërsa, Andria Pavliq është i lindur në Sarajevë më 1959. Ai studioi dirigjimin dhe pianon në Akademinë e Muzikës në këtë vend. Më tej, në vitet 1990-1993 studioi në Universitetin e Muzikës në Vjenë. / KultPlus.com

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër