Fillimi | Aktuale | Libri i Tupes “Mos ik o ma”, në skenën e Teatrit Metropol

Libri i Tupes “Mos ik o ma”, në skenën e Teatrit Metropol

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

“Mos ik o ma” i drejtohet nënës, përkthyesi dhe publicisti Edmond Tupja në librin e tij. Një libër që na ka bërë sërish të përlotemi, vlerësuan kritikët në vitin 2010 kur u botua romani. “Një libër që rrjedh natyrshëm si një nevojë për çlirim, për të thënë ato gjëra që nuk ia ka thënë, ndonëse ka dashur”. Mbështetur mbi këtë roman të Edmond Tupes, regjisori i ri Nikolin Ferketa ngre tiodramën e tij, me të njëjtin titull “Mos ik o ma”, e cila shfaqet sonte në mbrëmje në Teatrin Metropol.

“Zgjodha pikërisht këtë roman sepse publiku ka nevojë që nëpërmjet një vepre arti të shohë në teatër atë çfarë ai e përjeton çdo ditë, pse jo edhe mund ta ketë një situatë apo rrethanë të tillë në shtëpinë e tij. Atë çfarë publiku has në jetën e përditshme, ne e mishërojmë atë duke e kthyer të gjallë tek spektatori. Duke bërë kështu që ai të reflektojë me të vërtetë mbi atë se çfarë po ndodh sot në familjet shqiptare, ku prindërit braktisen si një kafshë rruge e cila kërkon një kafshatë bukë. Ajo çfarë unë dua të transmetoj tek publiku është mesazhi që prindërit asnjëherë nuk duhen braktisur. Sepse nëna është ajo që na fali jetën dhe ne ia kemi borxh për t’u përkujdesur për të. Sepse edhe në një ditë do të plakemi. Ne duam të jetojmë dhe e duam jetën, por mos të harrojmë se këtë jetë me të cilën po e jetojmë dhe e shijojmë mbi këtë tokë na e fali pikërisht ajo me të cilën bën fjalë dhe shfaqja, “nëna”. Ky është mesazhi që unë dua të transmetoj tek publiku”,- shprehet regjisori Ferketa. “Mos ik o ma” është një tiodramë që komunikon tek spektatori historinë e një nëne të braktisur, dhe revoltën e një prej djemve të saj kundër vëllezërve të tjerë. Djali interpretohet nga vetë regjisori, Nikolin Ferketa. Ai është një djalë me karakter shumë të fortë, sfidues ndaj dallgëve ku e përplas jeta, i dashur me të gjithë njerëzit që e rrethojnë e sidomos me nënën e tij, së cilës i shërben deri në fund të jetës. Nëna, në interpretimin e aktores Adriana Marku, është një personazh që regjisori e paraqet të urtë e të dashur si të gjitha nënat e kësaj bote. “Pavarësisht se dy djemtë e saj e kanë braktisur, ajo asnjëherë nuk mban mëri, dashurinë e ka të njëjtë për të tre bijtë…Rrethanat e jetës e kanë lënë këtë nënë vetëm. Vetëm njëri nga bijtë nuk e braktisi kurrë. Ashtu sikurse ajo u ka shërbyer fëmijëve të saj, jeta nuk e braktis atë. Djali i saj i madh i shërben asaj deri në momentin e fundit “Unë thjesht po shlyej një borxh që kam ndaj nënës sime”, – thotë ai në një moment. Ferketa e ka mbështetur konceptin regjisorial në dy boshte kryesore; komunikimin me nënë dhe komunikimin me publikun. “Komunikimi me nënën është krijuar duke i kujtuar asaj gëzimet dhe vështirësitë që ajo ka kaluar në jetë. Unë kam sjellë ‘orët e fundit’ me nënën, por që personazhi i djalit nuk e di se ajo do të ndahet nga kjo jetë, pasi ai i shërben asaj njësoj si të gjitha ditët e tjera. Ndërkohë, komunikimi me publikun bëhet përmes djalit, i cili i flet atij për një nga dramat e shoqërisë së stome, atë të braktisjes së prindërve nga fëmijët. A duhen braktisur prindërit apo jo? Cilët janë faktorët që familja shqiptare është shpërbërë? Nga kush ndikohen djemtë që braktisin prindërit e tyre, cilat janë rrethanat? Këto dhe shumë të tjera kanë qenë pjesë e analizës së skenarit”,- shpjegon konceptin regjisorial të veprës regjisori Ferketa. Mesazhi që përcillet tek spektatori është mjaft i qartë. (mapo.al)

 

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër