Fillimi | Aktuale | Rugova solli një frymë të re në letrat shqipe

Rugova solli një frymë të re në letrat shqipe

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Rugova solli një frymë të re në letrat shqipe

Fatmir Sejdiu, ish presidenti i Kosovës, Rugovën e ka kujtuar me veçantinë e tij të madhe, që krahas shkrimeve të shumta nga fusha e letërsisë dhe si kritik letrar ai ka ndërtuar edhe një kulturë të re politike në Kosovë. Ndërkaq, akademik Eqrem Basha e ka vlerësuar si shkrimtar që ka sjellë frymë të re në letrat shqipe, kurse shkrimtari, Ibrahim Kadriu e ka vlerësuar si orientues për lexim

Kënga “O vendi im”, shkruar vite më parë nga autori Hysni Milloshi dhe kompozuar nga Avni Mula është kënduar nga tenori i njohur në vend Riad Ymeri për nder të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në shënimin e përvjetorit të tetë të vdekjes që u mbajt të martën në Prishtinë.

Në fushën e studimeve letrare, sociale, humane e politike, figura e Ibrahim Rugovës vazhdon të jetë një burim i jashtëzakonshëm frymëzimi për studiuesit tanë e të huaj, një mundësi e veçantë që të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e këtyre studimeve, u tha ndër të tjera në këtë Akademi Përkujtimore për ish-presidentin Rugova. Në këtë ngjarje me një këngë që i ka takuar muzikës klasike është paraqitur edhe sopranoja Besa Llugiqi që ka interpretuar para të pranishmëve të shumtë.

Fatmir Sejdiu, ish-President i Kosovës, i cili ishte i pranishëm në këtë Akademi Përkujtimore, ka deklaruar për KultPlus se paraardhësi i tij Rugova ka qenë i mbështetur në kulturën e tij dhe edukatën e thellë të traditës nacionale, por i mbështetur ishte edhe në gjithë atë dije të fuqishme që ai e ka mbërritur në kohën e studimit dhe të ngritjes së tij si dijetar, por edhe si politikan.
“E veçanta e madhe është që krahas shkrimeve të shumta nga fusha e letërsisë dhe si kritik letrar ai ka ndërtuar një kulturë të re politike në Kosovë, duke qenë prijës i saj dhe vënës i themeleve më të rëndësishme për një qëndrueshmëri të tolerancës dhe të respektit ndërmjet njerëzve, por natyrisht edhe të kombinimit të kulturave evropiane dhe perëndimore. Rugovën e njoha si njeri të tillë i cili ka qenë jashtëzakonisht i qetë, por edhe ishte këmbëngulës në vizionin dhe objektivin që ka pasur”, ka thënë Sejdiu.


Fatmir Sejdiu, ish-President i Kosovës

Në anën tjetër akademik, Eqrem Basha vlerësoi se Rugova ka sjellë një frymë të re në letrat shqipe. “Rugova solli një frymë të re në letrat shqipe, veçanërisht pas kthimit nga Parisi. Jo vetëm ligjëratat e Bartit që ndoqi atje, por fryma që dominonte në atë kohë në metropolin kulturor evropian ndikuan shumë në qasjet dhe analizat, në shkrimet teorike dhe në vlerësimet e letërsisë të traditës dhe asaj bashkëkohore që merrte në shqyrtim Rugova”, ka thënë Basha për KultPlus.


Eqrem Basha, akademik

Ndërkaq, shkrimtari i mirënjohur Ibrahim Kadriu, duke iu referuar qasjes mbi Ibrahim Rugovën, të vënë në librin e tij “Buzëqeshje miqsh II”, për “KultPlus”, ka specifikuar një detaj. 
“Ishte një tip shumë i ndjeshëm, ai i pjesës së dytë të viteve të gjashtëdhjeta,kur, në ambientet studentore – na lidhte letërsia, që të mos them dëshira për t’u marrë me letërsi. Ishte ajo kohë kur ndërronim mesazhe për veprat e lexuara, mbase edhe për krijimet modeste studentore të shpërndara faqeve të revistave dhe gazetave, kur uronim njëri-tjetrin, fill pas paraqitjes publike me ndonjë krijim letrar. Ato ishin urime të sinqerta, sepse miqësia na mësonte ta shihnim vetveten tek njëri-tjetri dhe na jepte shkas të gëzoheshim për çdo vlerë, qoftë e shfaqur vetëm me dy rreshta poetikë apo me ndonjë prozë o ese të shkurtër, e lëre më me ndonjë vepër... Orientimi për lexim, që vinte nga Rugova, për shembull, na çonte në mëhallën e krijuesve të cilët e kishin pasuruar letërsinë botërore me nuanca të veçanta letrare, të zbërthyera nga ndjenjat subtile të një kategorie shkrimtarësh që kishin mbërri do kulme”, ka thënë Kadriu.


Ibrahim Kadriu, shkrimtar

Ndërsa koreografi Dilaver Kryeziu, ka thënë për Presidentin Rugova, se ai ka qenë një njeri që ka pasur dashuri të madhe për kulturën dhe e ka ndihmuar zhvillimin e saj në vendin tonë, duke evokuar kujtime si kryesues i atëhershëm i Ansamblit “Shota”, dhe ndihmën e presidentit Rugova dhënë për këtë ansambël.


Dilaver Kryeziu, koreograf

Ibrahim Rugova u nda nga jeta më 21 janar të vitit 2006, në moshën 61 vjeçare./KultPlus.com

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër