Fillimi | Aktuale | Zejnullahu, fitues i çmimit blerës të “Penelit të Flakës”

Zejnullahu, fitues i çmimit blerës të “Penelit të Flakës”

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Zejnullahu, fitues i çmimit blerës të “Penelit të Flakës”

Zejnullah Zejnullahu ka marrë çmimin kryesor në kuadër të “Penelit të Flakës”, i cili është një nga shtyllat e Manifestimit “Flaka e Janarit”, i cili për çdo vit mbahet në Gjilan. Zejnullahut, pedagog arti nga Gjilani, i ka takuar çmimi blerës, kurse janë ndarë edhe çmime të tjera, të cilat i morën Agron Bytyqi, fitues i çmimit tradicional për pikturë, Arta Ramadani, fituese e çmimit për pikturë dhe Blerta Hyseni, fituese e çmimit për skulpturë.

Në këtë manifestim është hapur edhe ekspozita e artit pamor që do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Qytetit. Në këtë ngjarje kulturore mori pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, regjisori Ekrem Kryeziu, artistë të të gjitha fushave nga të gjitha trojet etnike, ndërsa enkas për këtë ngjarje ka ardhur nga Shqipëria shkrimtari i njohur, Visar Zhiti.

Ekspozitën e hapi Avni Behluli, drejtor i shkollës së arteve në Gjilan, i cili i vlerësoi lart 46 autorët të punimeve të ndryshme e Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, tha se përmes kësaj ekspozite e bëjmë nderimin për sakrificën e dëshmorëve të kombit, të cilën dhanë jetën për të gëzuar ditët e sotme.

“Po kthehet në “Flaka e Janarit 2014”, së bashku me Visar Zhitin në manifestimin e 23-të me radhë që organizohet për t’i kujtuar të rënët në janar dhe në periudhat e tjera kohore për ta çliruar vendin”, tha Haziri, sipas të cilit nderin dhe respektin sot e bëjmë ndaj atyre që flijuan, sakrifikuan dhe bënë gjithçka që është e mundur për të mirën e vendit dhe ky manifestim i kushtohet kauzës së tyre.

Haziri tha se Gjilani gjithnjë nderimin e ka bërë për të gjithë të rënët përmes artit dhe vlerave kulturore. Kjo ekspozitë vazhdon të jetë, të ecë dhe ta zbukuron muajin kulturor dhe mbarëkombëtar në Gjilan.

“Prej restoranteve, ambienteve dhe galerive të vogla, për 23 vjet me radhë jemi edhe më tutje në këtë sallë të vogël, të Galerisë së improvizuar dhe Gjilani shumë shpejt duhet të bëhet me Galeri, Muze dhe kinema. Pa këto tri institucione kulturore nuk e ka kuptimin e plotë një qytet siç është Gjilani”, ka thënë Haziri, duke thënë se jemi borxhlinj të artistëve kur e kemi parasysh rrugën kah ka kaluar arti në përgjithësi dhe manifestimi i Flakës në veçanti.

Komisioni vlerësues në përbërje të: Demir Behlulit - piktor, Rasim Vllasaliut – Grafikë dhe Sami Shabani – skulptor, ka shpallur fituesit.

Ekspozita "Peneli i Flakës 2014" do të mbetet e hapur deri në fund të Manifestimit “Flaka e janarit 2014” që përfundon më 31 janar. (zeri.info)

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër