Fillimi | Aktuale | Kosova e Shqipëria bashkëpunim reciprok në bibliotekari

Kosova e Shqipëria bashkëpunim reciprok në bibliotekari

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Kosova e Shqipëria bashkëpunim reciprok në bibliotekari

Në Prishtinë ka hapur punimet Konferenca “Bibliotekat Kombëtare – Kujtesa Kombëtare – Koleksionet Kombëtare”, ku për dy ditë studiuest të ndryshëm do të paraqiten me kumesa të ndryshme shkencore, nga ekspertë të fushave të ndryshme të kulturës.

Konferencat e përbashkëta të bibliotekave kombëtare të Kosovës dhe të Shqipërisë kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e bibliotekave të këtyre vendeve, ngritjen e nivelit të vetëdijes së opinionit për librin, dhe për avancimin e stafit që punojnë në këto institucione. 
Kështu është vlerësuar të mërkurën gjatë hapjes së Konferencës Kombëtare e Bibliotekonomisë, ku po marrin pjesë drejtues të bibliotekave kombëtare nga Tirana dhe Prishtina, shkrimtarë, dhe studiues të ndryshëm.

Konferenca “Bibliotekat Kombëtare – Kujtesa Kombëtare – Koleksionet Kombëtare”, do të zgjasë dy ditë, përkatësisht, të mërkurën dhe të enjten, periudhë kjo gjatë së cilës do të lexohen kumtesa të ndryshme shkencore. 
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, Ramize Bajraktari, ka kujtuar se konferenca në fjalë është themeluar në shtator të vitit 2006 dhe si e tillë është duke u organizuar për herë të tretë.
“Kjo konferencë është reflektim i përbashkët, për të hartuar strategji të përbashkëta dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kombëtare. Nga takimet gjatë këtyre viteve në këtë konferencë, bibliotekarët tanë kanë zhvilluar komunikim intensiv për problemet e tyre, për njohurit dhe dijet në këtë fushë. Në këtë konferencë po kërkojmë përgjigje që si ta ruajmë e ta vëmë në shërbim të lexuesit këtë trashëgimi të kombit tonë”, ka thënë ajo.


Ramize Bajraktari, drejtore e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës

Edhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Aurel Plasari, e ka vlerësuar lartë konferencën, për të cilën ka thënë se duke u organizuar tri herë radhazi po tregon vazhdimin e bashkëpunimit të bibliotekave shqiptare. 
“Besoj që në këtë mënyrë, i sfidojmë edhe politikanët të cilët shpesh kur ndërrojnë njerëzit, nisin gjithçka nga e para”, ka thënë ai.


Aurel Plasari, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë

Ndërkaq, zëvendësministri i Kulturës, Hajdin Abazi, ka thënë se bashkëpunimi në këtë konferencë i qytetarëve të Kosovës me ata të Shqipërisë ka rëndësi të veçantë, sepse, në këtë formë shkëmbehen përvojat tek njëri-tjetri.

“Besoj se këto ditë përmes kumtesash e debatesh do të jetë një rast i mirë që të trajtohet tema në fushën e bibliotekarisë e letërsisë dhe të shkëmbehen përvoja e qasje. Bibliotekat janë akumuluese të dijës, artit dhe shkencës, dhe poashtu kanë rëndësi të veçantë për kulturën”, ka thënë ai.


Hajdin Abazi, zv. ministër i Kulturës

Konferenca “Bibliotekat Kombëtare – Kujtesa Kombëtare – Koleksionet Kombëtare” është përshëndetur edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, i cili ka vlerësuar se tema e konferencës është shumë e nevojshme, ngase, siç ka thënë ai, shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë kanë filluar vonë të themelojmë biblioteka.

“Por ne edhe kur kemi filluar të merremi, kemi pas shumë probleme. Në Kosovë serbët i kanë djegur e dhunuar librat ndërsa në Shqipëri, libri i shërbente figurave ideologjike. Për fat të keq ne kemi sot sulme nga të ashtuquajtur mohues, kritikë, që përpiqet ta lënë pa histori popullin shqiptar”, ka thënë ai.


Islam Lauka, ambasador i Shqipërisë në Kosovë

Ndryshe nga kjo gjatë këtyre dy ditëve sa do të zgjasë Konferenca, njohës dhe ekspertë të fushave të caktuara të kulturës së informacionit dhe të bibliotekave e të bibliotekarisë nga Shqipëria dhe Kosova do të paraqiten me kumtesa të ndryshme./KultPlus.com 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër