Fillimi | Aktuale | 1 101 libra për Mitrovicën

1 101 libra për Mitrovicën

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image 1 101 libra për Mitrovicën

Aksionin e mbledhjes së librave e ka organizuar shoqata “Dora e Vendlindjes”, me seli në Zürich, së bashku me miqtë zviceranë, ndërsa të gjithë librat e mbledhur do të dërgohen në bibliotekën “Latif Berisha” në qytetin e Mitrovicës.

Një mijë e njëqind e një  libër në gjuhën gjermane janë mbledhur në Zvicër, në aksionin e  katërt me radhë të titulluar “Një mijë e njëqind e një libër për komunën e Mitrovicës”. Ky aksion është organizuar për nder të festës së 28 Nëntorit, me rastin 101-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Aksionin e mbledhjes së librave e ka organizuar shoqata “Dora e Vendlindjes”, me seli në Zürich, së bashku me miqtë zviceranë, ndërsa të gjithë librat e mbledhur do të dërgohen në bibliotekën “Latif Berisha” në qytetin e Mitrovicës.  

Të rinjve në Kosovë do t`iu mundësohet në këtë mënyrë që të njohin më mirë kulturën e regjionit gjermanofolës.

“Anëtarët e kësaj shoqate, së bashku me miqtë e tyre zviceranë, do të udhëtojnë për në Kosovë gjatë muajit qershor 2014, me rastin e ditës së paqes 12 qershorit, me ç‘rast do të vizitojnë bibliotekat komunale në Mitrovicës, Skenderaj, Vushtrri, Prishtinë, Graçanicë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Deçan, Prizren, Suharekë, Junik dhe Pejë. Ata shpresojnë se gjatë vizitës së tyre në Kosovë do të kenë kënaqësinë t’i shohin librat e mbledhur në aksionin e katërt për komunën e Mitrovicës dhe ata të mbledhur në aksionin e dytë për tërë Kosovën.” (koha.net)

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër