Fillimi | Aktuale | Del në dritë dorëshkrimi i Kanunit i At Shtjefën Gjeçovit

Del në dritë dorëshkrimi i Kanunit i At Shtjefën Gjeçovit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Del në dritë dorëshkrimi i Kanunit i At Shtjefën Gjeçovit

Një fletore në të cilën është shënuar e gjithë puna në kodifikimin e Kanunit. Në këtë 80 vjetor të botimit të “Kanunit të Lekë Dukagjinit” studiuesi dhe historian i Muzeut Historik të Shkodrës, Besi Bekteshi për herë të parë ekskluzivisht për “ABC News” nxjerr në dritë dorëshkrimin e At Shtjefën Gjecovit.Këtu në Muze të Shkodrës është ruajtur edhe shkopi i At Shtjefën Gjeçovit. Në të janë të shënuar gjithë vendet ku Frati Françeskan ka ecur për të bërë të mundur grumbullimin e këtij dokumenti ndër më të rëndësishmit të së drejtës zakonore shqiptare.

Për herë të parë në muzeun e Shkodrës bëhet prezent dorëshkrimi i At Shtjefën Gjeçovit, përmbledhës i dokeve dhe zakoneve që më pas u njoh  si Kanuni i Lekë Dukagjinit. Historiani, Besi Bekteshi tregon rrugëtimin e Gjeçovit për të realizuar këtë Kodik.Për shoqëri kishte një shkop. Bashkë shkelën  gjithë viset e veriut shqiptar duke grumbulluar doket e zakonet. I përmblodhi në një kodik që sot njihet me “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. 

Rrugëtimi i At Shtjefen Gjeçovi nisi në vitin 1898 dhe u mbyll me botimin e Kanunit në vitin 1928.

Një fletore në të cilën është shënuar e gjithë puna në kodifikimin e Kanunit. Në këtë 80 vjetor të botimit të “Kanunit të Lekë Dukagjinit” studiuesi dhe historian i Muzeut Historik të Shkodrës, Besi Bekteshi për herë të parë ekskluzivisht për “ABC News” nxjerr në dritë dorëshkrimin e At Shtjefën Gjecovit

Këtu në Muze të Shkodrës është  ruajtur edhe shkopi i At Shtjefën Gjeçovit.  Në të  janë të shënuar gjithë vendet ku Frati Françeskan ka ecur për të bërë të mundur grumbullimin e këtij dokumenti ndër më të rëndësishmit  të së drejtës zakonore shqiptare. 

At Shtjefën Gjeçovi edhe arkeolog, albanolog dhe studiues i madh mundësoi edhe hapjen e Muzeut të Françeskaneve. 

Prej këtij muzeu  në vitin 1945 janë marrë shumë artefakte të cilat sot ndodhën në Muzeun e Shkodrës.

Një shkrim me shumë elegancë, një shqipe e pastër e pandikuar nga barbarizmat gjuhësore, ky dorëshkrim të cilin Gjeçovi e quan si përmbledhje  ose thënë ndryshe Kokrra Kanuje të Kanunit të Lek Dukagjinit, janë një thesar të cilat i kanë rezistuar pluhurit të arkivave dhe vijnë në ditët e sotme si vlerë e shtuar e pasurisë tonë kombëtare. (koha.net)

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër