2017, viti i përmbushjes së aspiratave të të gjithë shqiptarëve

Në emër të Shoqatës për kulturë “Tradita” nga Tetova, Ju urojmë Vitin e Ri 2017, me dëshirën që të keni shëndet, mbarësi dhe mirëqenie në familjet e Juaja.
Ju falënderojmë për mbështetjen e çmuar gjatë vitit që lëmë pas, me bindjen se me përkushtimin tonë të përbashkët edhe vitin që vjen, do të vazhdojmë me avancimin, kultivimin e veprimtarisë kulturore, artistike dhe edukative-arsimore.
Përparimi i kulturës shqiptare, mbetet sfida e secilit prej nesh, ndaj me angazhimin tonë, të bindur në vizionin për të ardhmen, ne do të vazhdojmë rrugëtimin kulturor, që së bashku e filluam në 100 vjetorin e Shtetit Shqiptar.
Le të jetë 2017-ta, viti i përmbushjes së aspiratave shekullore të të gjithë shqiptarëve, kudo që ata ndodhen.
Gëzuar !
Me respekt,
Selam Sulejmani
Kryetar i Shoqatës për kulturë “Tradita” - Tetovë
Komente (0 dërguar):
Dërgoni komentin