Fillimi | Aktuale | Gëzuar 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë !

Gëzuar 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë !

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Gëzuar 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë !

Dita e Flamurit, është festa më e madhe dhe më e rëndësishme për shqiptarët e të gjitha trojeve, dita që na kujton se ne jemi një, pavarësisht bindjeve, ndarjeve ideologjike, religjioze, krahinore e dialektore.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe themelimi i shtetit shqiptar në Kuvendin kombëtar në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, përbën ngjarjen më madhore në historinë e mijëvjeçarëve të kombit tonë.
Pavarësisë i parapriu një histori e tërë përpjekjesh, sidomos periudha e Rilindjes Kombëtare e cila hartoi strategjinë për çlirim dhe liri nga robëria e huaj.
28 Nëntori është dita e realizimit të një ëndrre shumë shekullore, realizim i projektit të madh politik, kulturor dhe shpirtëror. Ky projekt kombëtar pati edhe pararendësit e tij, në krye me Heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, i cili më 1443, në kryeqytetin e vjetër të Shqipërisë, në Krujë e ngriti flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenore.

Të vetëdijshëm për këtë Mot të madh dhe testamentin e vet evropian, etërit themelues të Shtetit Shqiptar e zgjodhën pikërisht 28 Nëntorin, si Nëntor të Dytë të Rilindjes Shqiptare. Në Vlorë, ditën kur plaku i flamurit, Ismail Qemali e shpalli vendimin e shenjtë, ishin bashkë të gjithë rilindësit shqiptarë, të gjallë e të vdekur, sepse në atë akt u mishëruan bashkë shpirti dhe fryma atdhetare shqiptare.

Gëzuar 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë !

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër