Fillimi | Aktuale | Shoqata “Tradita”: Akademia e Shkencave dhe Arteve ta tërheq deklaratën e saj për Shën Terezën

Shoqata “Tradita”: Akademia e Shkencave dhe Arteve ta tërheq deklaratën e saj për Shën Terezën

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Shoqata “Tradita”: Akademia e Shkencave dhe Arteve ta tërheq deklaratën e saj për Shën Terezën

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” nga Tetova, e konsideron të papranueshëm qëndrimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, lidhur me origjinën etnike të Shën Terezës.

Në akademinë solemne kushtuar shenjtërimit të Shën Terezës të organizuar nga ASHAM, edhe njëherë u vërtetua se ky institucion vijon në vazhdimësi t’i shërbejë mentalitetit të vjetër, të plasojë në opinion të pavërtetat dhe në këtë mënyrë të thellojë përçarjet mes dy komuniteteve më të mëdha në vend.

Përkatësia etnike e Shën Terezës dihet botërisht, origjina e saj shqiptare u rikonfirmua edhe në ditën e shenjtërimit të saj nga Selia e Shenjtë në Vatikan dhe Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, më 4 shtator të këtij viti.

Fjalimi i Taki Fitit, kryetarit aktual të ASHAM-së, dëshmon se kjo akademi edhe më tej e kultivon frymën nacionaliste të Bllazhe Ristevskit, i cili në vitin 2009, njëjtë si Taki Fiti sot, botoi të ashtuquajturën enciklopedi, të pa bazuar në fakte shkencore, me frymëzim të tejskajshëm nacionalist dhe të mbështetur në fiksione dhe paragjykime.

Ndaj ne, i bëjmë thirrje akademisë së vendit tonë, ta tërheq deklaratën e saj lidhur me prejardhjen e humanistes dhe nobelistes shqiptare Shën Tereza.

Çdo përpjekje për ta tjetërsuar përkatësinë etnike të Shën Terezës, për ne është e papranueshme dhe e konsiderojmë si tentim të qëllimshëm për ta njollosur figurën  e Shenjtores Terezë, e cila si askush tjetër deri më sot, i shërbeu njerëzimit me  bujari, zemërgjerësi dhe altruizëm.

Në fund, i bëjmë thirrje inteligjencies shqiptare, institucioneve përkatëse, akademikëve shqiptarë t’i përgjigjen me kompetencë shkencore këtij trillimi të shëmtuar të akademisë së vendit tonë.

 Tetovë, 7.09.2016

 

 

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër