Fillimi | Aktuale | PROF. XHELAL ZEJNELI: NËNË TEREZA - METAFORË E DASHURISË SË PAFUND NDAJ TË BRAKTISURVE

PROF. XHELAL ZEJNELI: NËNË TEREZA - METAFORË E DASHURISË SË PAFUND NDAJ TË BRAKTISURVE

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image PROF. XHELAL ZEJNELI: NËNË TEREZA - METAFORË E DASHURISË SË PAFUND NDAJ TË BRAKTISURVE

Në mesditën e 4 shtatorit të vitit në vazhdim, në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, Papa Françesku bëri shenjtërimin e bijës më të madhe që Shqipëria ia dha botës – Nënë Terezës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin mbi një milionë njerëz. Midis tyre kishte shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare në Ballkan, por edhe shqiptarë nga Evropa dhe Amerika. Para portretit të Gonxhe Bojaxhiut, valonin hijerëndë shqipet me dy krerë. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe udhëheqësit politikë më të lartë të Shqipërisë dhe të Kosovës. Një pjesë e meshës u zhvillua edhe në gjuhën shqipe, gjuhë kjo që Naimi, më vonë dhe Fishta, e quajtën gjuhë e Perëndisë. Mbrëmjen e 3 shtatorit, në bazilikën e Shën Palit në Vatikan u mbajt një koncert në të cilin morën pjesë yjet shqiptare me famë botërore. Ceremonia e shenjtërimit të bijës më të madhe të kombit u përcoll nga miliarda njerëz në mbarë botën. Të gjitha agjencitë e lajmeve - të planetit si dhe të gjitha mediumet e shkruara dhe elektronike të rruzullit, transmetuan lajmin e shenjtërimit të kësaj bamirëseje, duke theksuar në veçanti edhe prejardhjen shqiptare të saj. Shqipëria e vogël i dha një nënë të madhe njerëzimit. Nënë Tereza e cila prej sot do të quhet Shën Tereza e Kalkutës shpesh ka deklaruar: “Me gjak jam shqiptare”. Përveç kësaj, shpesh ka thënë “Popullin tim shqiptar, e kam në zemër”. Me punën që bëri kjo misionare shqiptare, u shndërrua në metaforë të njeriut që vihet i tëri në shërbim të njerëzve që ndodhen në periferinë ekzistenciale. 
Prof. Xhelal Zejneli

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër