Fillimi | Aktuale | Shpenzim Beadini: Aktivitetet e fshehta ekonomike përbëjnë një fakt në jetën tonë të përditshme

Shpenzim Beadini: Aktivitetet e fshehta ekonomike përbëjnë një fakt në jetën tonë të përditshme

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Shpenzim Beadini: Aktivitetet e fshehta ekonomike përbëjnë një fakt në jetën tonë të përditshme

Aktivitetet e fshehta ekonomike përbëjnë një fakt në jetën tonë të përditshme, me këtë rast organet shtetërore duhet të angazhohen për t’i mbajtur nën kontroll këto aktivitete me mënyra të ndryshme: edukim dhe fushata ndërgjegjësimi, ndëshkim, investigim etj. 

Vlerësimin për aktivitetet e ekonomisë së fshehtë e konsideroj pothuajse si një pasion shkencor për të njohur “të panjohurën”.

Të gjithë ne njohim raste të prodhuesve të vegjël dhe që punojnë në ambientet e shtëpisë dhe as që e mendojnë licencimin e aktivitetit të tyre. Ata shpesh angazhojnë në punë edhe pjesëtarë të tjerë të familjes apo punësojnë të njohur të tyre, dhe çdo gjë rezulton e paevidentuar në institucionet kompetente shtetërore. Dhe, të mos harrojmë që, secili prej tyre çekuilibron tregun, pasi ofron prodhimin apo shërbimin e vet me çmim konkurrues e, në shumë raste, ka klientelë më të mirë sesa ata që janë licensuar dhe janë tatimpagues të rregullt.

Niveli shqetësues i ekonomisë informale në vendin tonë bën që ajo të trajtohet si një kërcënim i mirëfilltë për stabilitetin ekonomik, për shkak të pasojave negative që sjell.

Ndikimet negative përcaktohen nga fakti nëse ato shkaktojnë probleme makroekonomike, mikroekonomike dhe sociale. Mendoj se efektet e ekonomisë së fshehtë duhen pasur parasysh edhe gjatë përcaktimit të politikave të taksave dhe, nga ana tjetër, prania e ekonomisë së fshehtë mund të çojë në një “hiperbolizim” të efekteve inflacioniste të nxitësve fiskalë apo monetarë. Shpesh theksohet përfshirja e ekonomisë së fshehtë në rritjen “zyrtare”. Në përgjithësi, ekonomia informale çon në një ulje të rritjes ekonomike. Arsyeja është lidhja shumë negative midis sektorit informal dhe treguesve të infrastrukturës publike, pasi infrastruktura publike është elementi kyç për rritjen ekonomike.

Pasoja më e madhe negative e ekonomisë së nëndheshme duket në rastin e procesit të vendimmarrjes ekonomike. Një ekonomi e lartë informale krijon agregatë ekonomikë zyrtarë jo të saktë, si norma e papunësisë dhe niveli i të ardhurave. Vendimmarrja e politikës ekonomike në veçanti, politika monetare e Bankës së Maqedonisë që shfrytëzon këto të dhëna makroekonomike zyrtare, mund të rezultojë joefektive. Një rritje në papunësinë zyrtare mund të mos sinjalizojë domosdoshmërisht një nevojë serioze për një stimul më të madh nga politika fiskale, por më tepër një zhvendosje të aktivitetit ekonomik drejt ekonomisë së fshehtë.

Një ndryshim në madhësinë e ekonomisë informale reflektohet në ndryshim të treguesve monetarë, p.sh. rritja e aktiviteteve në ekonominë e fshehtë shtyn kërkesën për monedhë të huaj, që më pas çon në rritjen e inflacionit; apo dhe statistikat e prodhimit: ndërsa rritet ekonomia e fshehtë, imputet e prodhimit, veçanërisht të punës, zhvendosen jashtë ekonomisë zyrtare. Kjo zhvendosje e ulë normën zyrtare të rritjes së ekonomisë.

Nga ana makroekonomike, ekonomia e nëndheshme krijon kushtet për konkurrencë të padrejtë mes firmave. Firmat që operojnë në ekonominë e nëndheshme nuk kanë rregulla ligjore dhe vendosin çmime më konkurruese se firmat e regjistruara. Firmat në ekonominë e fshehtë mund t’i shesin produktet dhe shërbimet e tyre në çmime më të ulëta se çmimi i përgjithshëm i tregut dhe mund të rrisin vëllimin e tyre të shitjeve dhe fitimeve. Ekonomia e fshehtë e përkeqëson pozicionin financiar të institucioneve të sigurimeve shoqërore apo ul të ardhurat nga taksat dhe kjo ulje shkakton kufizimin e ndihmës sociale tek njerëzit me të ardhura të ulëta. Kufizimet mbi transfertat sociale shkaktojnë standarde më të vështira jetese për njerëzit me të ardhura të ulëta dhe rrisin tensionet sociale në shoqëri.

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër