Fillimi | Aktuale | Fillon festivali “Këngë Jeho” Strugë 2013

Fillon festivali “Këngë Jeho” Strugë 2013

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Në natën e tretë përmbyllëse, para se juria e festivalit të shpallë vlerësimet, në skenë do të ngjiten SHKA-të “Valët e Liqenit”-Ladorishtë, “Jehona” nga Tërrnoci, “Shpresa”-nga Veleshta dhe në përmbyllje të këtij edicioni do të paraqiten anëtarët e grupit “Bashkimi Kombëtar” nga SHBA-ja. Mysafir të kësaj nate përmbyllëse do të jenë edhe Besiana Mehmeti dhe Shkodran Idrizi.

Në Strugë sot fillon festivali Këngë Jeho 2013. Gjatë tre mbrëmjeve të festivalit do të marrin pjesë 20 ansamble dhe shoqëri kulturo-artistike nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Italia, dhe Mali i Zi.Vlen të theksohet se edhe këtë vit nuk do të mungojë pjesëmarrja e artistëve shqiptarë nga “Unionin Artistik i Kombit Shqiptar”, që drejtohet nga Azgan Haklaj, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në natën e parë të festivalit, në skenën e hapur para publikut siparin do ta hapë SHKA “Jehona” nga Koroshishti-Strugë, kurse më pas do të ngjiten SHKA “Karshiaka”-Shkup, Ansambli “Kaltërsia”-Tiranë dhe “Zëri i Kosovës” nga Kosova, të cilëve do tu bashkëngjiten edhe solistët e mirënjohur strugan, Venera Lumani e Agim Poshka. 

Natën e dytë të festivalit në skenë do të ngjiten SHKA-të “Rrezet e Strugës”-Strugë, “Xheladin Zeqiri”-Tetovë, “Bajram Curri”-Prishtinë, “Sadi Halili”-Librazhd dhe “Drita”-Derven. Mysafir të kësaj nate do të jenë Liri Rasha, Ingrid Jushi dhe Big Mama (Besjana Kasami).

Në natën e tretë përmbyllëse, para se juria e festivalit të shpallë vlerësimet, në skenë do të ngjiten SHKA-të “Valët e Liqenit”-Ladorishtë, “Jehona” nga Tërrnoci, “Shpresa”-nga Veleshta dhe në përmbyllje të këtij edicioni do të paraqiten anëtarët e grupit “Bashkimi Kombëtar” nga SHBA-ja. Mysafir të kësaj nate përmbyllëse do të jenë edhe Besiana Mehmeti  dhe Shkodran Idrizi. 

Skenari dhe regjia e festivalit këtë vit i është besuar Jeta Hani-Alla, e cila në bashkëpunim me regjisorin e mirënjohur Llesh Nikolla e kanë përgatitur tashmë realizimin e festivalit, ndërsa skenografia vazhdon të mbetet në duart e arta të Sezai Qyrës. 

Vlerësimi i paraqitjeve skenike dhe vlerave të përgjithshme i është besuar juria profesionale, në përbërje të personaliteteve të kulturës muzikore, koreografisë, kostumografisë, muzikologjisë dhe etnokulturës, përfshirë mes tjerësh Ermir Dizdarin, Përparim Tomçinin, Dilaver Kryeziun, Sami Pirajn etj, për t’i dhënë vulën e karakterit të  festivalit mbarëkombëtar, edhe pse festivali është me karakter revial e jo garues, në mungesë të mjeteve.

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër