Fillimi | Aktuale | Pse duhet të tregohemi “të mençur” me mediat sociale

Pse duhet të tregohemi “të mençur” me mediat sociale

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Pse duhet të tregohemi “të mençur” me mediat sociale

Tashmë është shndërruar në praktikë standarte për gazetarët që t’u drejtohen mediave sociale kur bëhet fjalë për lajmet e orës së fundit. Prurja e lëndës së parë, të pafiltruar të informacionit mund të ofrojë pamjet e hershme të një ngjarjeje dramatike, si filmime të një të dyshuari të përgjakur në momentet e parë pas një atentati (si përshembull vrasja e Woolwich kete vit).

Por viti që kaloi shënoi edhe një kundërveprim, sa i përket përdorimit të materialeve në mediat sociale, të nxitura në shumë raste prej thashethemeve, spekulimeve dhe informacioneve falsë, si ata që qarkulluan pas vënies së bombës në maratonën e Bostonit në prill 2013.

Eshtë koha të bëhemi më të mençur kur flitet për mediat sociale. Në situata të lajmeve të orës së fundit, ngjarjet janë në lëvizje konstante. Faktet vërshojnë me shpejtësi dhe raportimi është i rrëmujshëm. Procesi i ndarjes së fakteve nga sajimet dikur ndodhte në redaksi, teksa gazetarët dhe redaktorët vlerësonin vërtetësinë e informacionit që vinte. 2014 do i japë fund një herë e mirë çdo lloj diskutimi se çfarë vendi zënë mediat sociale tek lajmi. Siç e ilustroi tragjedia e Bostonit, njerëzit duan të flasin për lajmin dhe të ndajnë atë që dinë apo atë që mendojnë se dinë. Ata duan të jenë pjesë e lajmit.

Vendosja e bombave ne maratonën e Bostonit ishte një shembull i spikatur se si mbledhja, verifikimi dhe raportimi i lajmit ndodh në publik. Procesi i gazetarisë – gjetja e burimit, filtrimi, kontestimi dhe konfirmimi i informacionit – ndodh përmes shkëmbimeve në rrjet, teksa gazetarët përpiqen që të dëgjohen, në mesin e korit te zërave te ligjzbatuesve, shërbimeve te emergjencës, dëshmitarëve te ngjarjes dhe të gjithë atyre nëpër botë që reagojnë ndaj lajmit. (Pershtatur ne shqip nga bota.al)

E përsëris: duhet të bëhemi të mençur kur flitet për mediat sociale. Disa prej gabimeve më të rëndë sot bëhen prej atyre gazetarëve që bëjnë supozime dhe arrijnë në konkluzione të nxituar. Një pjesë e konfuzionit të hershëm në kërkimin e bombvënësve u shkaktua prej disa agjencive të lajmeve që flisnin për një të dyshuar të ndaluar tashmë, ndërkohë që të tjera flisnin për arrestim. Në nxitimin për të qënë të parët, do të ndodhin gabime. Mësimi i dhimbshëm këtu është që duhet të jemi të kujdesshëm ta vendosim informacionin në kontekst, duke pranuar dhe njohur burimin dhe besueshmërinë e tij. Organizatat e medias duhet që të pranojnë gabimet më shpejt dhe t’i korrigjojnë më haptas.

Duhet që gazetarët të jenë të saktë në raportim, të qartë për atë që dinë, por edhe për gjëra që mund të mos i dinë. Reporterët nuk janë trainuar që të flasin për të metat apo boshllëqet e asaj që raportojnë. Por në një vërshim konstant informacioni, shtimi i disa shënimeve paralajmërues, që bëjnë thirrje per kujdes, mund të ketë shumë vlerë.

Nëse ka një gjë që një ngjarje si ajo e Bostonit na mësoi, kjo është se shkëmbimet në mediat sociale nuk janë ekuivalenti i publikimit. Janë thjeshtë vërshim informacioni. Bashkëbisedimet në Reddit ishin thjeshtë diskutime të vazhdueshme ku kontribuesit, në mënyrë kolektive, përpiqeshin të kuptonin se çfarë kishte ndodhur dhe kush ishte përgjegjës. Ndërkohë që disa nxitonin të mbërrinin në konkluzione dhe të bënin gjykime, të tjerë bënin thirrje për maturi. Në 2014, pres që gazetarët të jenë më të kujdesshëm kur marrin informacione nga borde të tillë diskutimesh në internet. Duke ecur përpara, gazetarët po mësojnë se në vend që të injorojnë ato që thuhen në mediat sociale, ka më shumë vlerë të angazhohen me to dhe të përpiqen të kanalizojnë informacionin që shpaloset online. (Niemanlab)

* Alfred Hermida, profesor në Shkollën e Gazetarisë të Universitetit të Columbias dhe ka qenë ndër krijuesit e faqes së internetit të BBC News.  Përshtatur në shqip nga bota.al

 

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër