Fillimi | Njoftime | F T E S Ë PËR KONFERENCË SHKENCORE

F T E S Ë PËR KONFERENCË SHKENCORE

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Konferenca shkencore do të mbahet në Tetovë, më 11 qershor 2017. Ju lutemi që abstraktet e punimeve shkencore t’i dërgoni deri më 20 maj 2017, në adresën elektronike: tradita2012@gmail.com . Ju njoftojmë njëherazi se punimet shkencore që do të prezantohen gjatë konferencës, do të botohen si përmbledhje e veçantë nga Shoqata për kulturë “Tradita”.

F T E S Ë  

PËR KONFERENCË SHKENCORE

Të nderuar,

 

Me rastin e 139-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Shoqata për kulturë  “Tradita”, me seli në Tetovë, ka nderin t’Ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën shkencore, me temë:

 

 “TË PERSEKUTUARIT DHE TË BURGOSURIT POLITIKË SHQIPTARË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË”

 Konferenca shkencore do t’i përfshijë, përkatësisht do t’i trajtojë këto ngjarje: 

Ø  Proceset politike ndaj atdhetarëve shqiptarë në Maqedoni në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore deri në ditët tona;

Ø  Ngritja e Flamurit kombëtar në Tetovë, në vitin 1968;

Ø  Demonstratat në Kosovë në vitin 1981 dhe reflektimi i tyre në trojet shqiptare në Maqedoni;

Ø  Dhuna e pushtetit  ndaj shqiptarëve në Maqedoni gjatë periudhës së pluralizmit;

Ø  Represioni i pushtetit me rastin e themelimit të Universitetit të Tetovës, në vitin 1994;

Ø  Qëndrimi i shtetit shqiptar lidhur me politikën represive të pushtetit ndaj shqiptarëve në Maqedoni;  

Ø  Qëndrimi i faktorit ndërkombëtar ndaj dhunës së ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni;

Ø  Reagimi i shtypit shqiptar dhe i shtypit të huaj lidhur me politikën represive të pushtetit  ndaj shqiptarëve  në Maqedoni gjatë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore e këndej.  Konferenca shkencore do të mbahet në Tetovë, më 11 qershor 2017.

 

Ju lutemi që abstraktet e punimeve shkencore t’i dërgoni deri më 20 maj 2017, në adresën elektronike: tradita2012@gmail.com . Ju njoftojmë njëherazi se punimet shkencore që do të prezantohen gjatë konferencës, do të botohen si përmbledhje e veçantë nga Shoqata për kulturë  “Tradita”. 

  Tetovë, më 20 shkurt 2017                                                                     Me respekt,

                                                                                                            Selam Sulejmani 

                                                                                                Kryetar i Shoqatës për kulturë “Tradita” - Tetovë


 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër